Deputeti socialist, Ervin Bushati, dënon rastin e abuzimit me detyrën të kryetarit të Bashkisë së Dibrës. Bushati është shprehur për “Orën” se abuzimet me detyrën, të cilat përfshijnë edhe cenimin e figurës së femrës, duhet të ndëshkohen dyfish.
“Dënoj dhe është i rëndë çfarëdolloj abuzimi me çdo post pushteti. Mendoj se duhet t’ia lëmë verifikimit të rastit në fjalë. Çfarëdolloj abuzimi me pushtetin, aq më tepër kur ka të bëjë me abuzim me postin, por edhe që cenon rolin apo figurën femërore, duhet të jetë dyfish i ndëshkuar dhe për faktin se kemi shumë mangësi në këtë. Cenimi i figurës së femrës pasqyrohet më gjerë në shoqëri dhe kjo ndikon edhe në një dhunë familjare”, shprehet Bushati./ G.S. /















