Pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me protestën e djeshme të bashkisë së Tiranës përpara Gjykatës së Apelit Administrativ, ka reaguar kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë risjell në vëmendje protestat e panumërta të bashkiakëve para gjykatave amerikane për të ironizuar “zemërimin” me protestën kundër ndërtimit të kompleksit 17-katësh te diga e liqenit artificial të Tiranës:
“Dikush t’u tregojë shejtanbudallenjve ndonjë pamje nga manifestimet e panumërta të guvernatorëve e të bashkiakeve para gjykatave amerikane!
Pengmarrësit e drejtësisë e të Reformës në Drejtësi na janë zemëruar nga protesta e bashkisë përpara gjykatës se na qenka një hata e paparë”, shkruan Rama.
Më herë Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dënoi gjithashtu protestën e djeshme të kryebashkiakut që duke kërkuar hetim të saj, e cilësoi një “sulm të dhunshëm terrorizues ndaj Apelit Administrativ”.















