Dy shqiptarë janë arrestuar në Itali për vjedhje, pasi shenja në fytyrën e njërit prej tyre, ka vënë në ndjekje policinë.
Klodian Bajrakatari 20 vjeç dhe Armando Ndoj 22 vjeç, shqiptarë pa dokumente në Itali, janë ndaluar si pjesë e një grupi prej 3 personash, të cilët, mbrëmjen e 30 Prillit kanë hyrë nga dritarja e një apartamenti në Don Calabria, Lambrate në orën 03:00 të mëngjesit.
Tre grabitësit kanë kërcënuar me thikë një grua 40-vjeçare dhe të birin për t’i treguar se ku gjendeshin paratë, raporton Klan.
Pasi kanë marrë rreth 600 euro dhe një kompjuter, grabitësit janë larguar duke lënë nënë e bir të terrorizuar.
Por ajo që i ka vënë në gjurmët e tyre policinë, ka qenë pikërisht një shenjë në formë “Z”, që Armando Ndoj, ka patur në fytyrë.
Tashmë të dy shqiptarët kanë marrë masën e sigurisë arrest me burg, ndërsa është ende në kërkim personi i tretë i përfshirë në grabitje.















