Policia ka nisur procedimin penal për një punonjës të zyrës postare Orikum, për veprën: “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën”.
Sipas policisë, shtetasi S.R. ka vjedhur 120 mijë lekë, para të grumbulluara nga pagesat e faturave të energjisë, ndaj një shtetasi.
Në kontratën e energjisë elektrike të shtetasit: A.H. 44 vjeç, banues në Orikum- Vlorë, dyshohet se shtetasi: S.R., ka vjedhur duke shpërdoruar detyrën një shumë prej 120.000 lekë të rinj (ose: një milion e dyqind mijë lekë të vjetra), gjatë muajve; mars, gusht, shator të vitit 2013, së bashku me kamat-vonesat. Duke marrë dhe përvetësuar kështu të gjitha parat e grumbulluara për pagesat e faturave të energjisë elektrike, duke mos i dorëzuar pranë OSHEE-së (ish-ÇEZ)”, thuhet në deklaratën e policisë./E.SH/















