Një 36-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia greke në Rodos, pasi ka shfrytëzuar për prostitucion një femër.
Policia greke ka bërë të ditur se 36-vjeçari është menaxher i një lokali dhe ka shfrytëzuar për prostitucion kamerieren, kundër dëshirës së saj.
Gjithashtu, policia vendase ka arrestuar edhe një vajzë 28-vjeçare me origjinë nga Moldavia, si bashkëmenaxhere e lokalit.
“Dy të arrestuarit kanë detyruar me dhunë 23-vjeçaren që të kryente marrëdhënie seksuale me klientët kundrejt një pagese. Ndërkohë që fitimet e aktivitetit të paligjshëm i ndanin mes tyre shqiptari dhe moldavja”, shkruajnë mediet greke.
Në lokal u gjetën edhe sende që provonin se ata ushtronin dhunë ndaj kamerieres, si shkopinj gome dhe shufër metali. Dyshohet se shqiptari kishte pasur edhe më parë precedentë të ngjashëm./Shekulli Online/
















