Tre aktivistë të shoqërisë civile që janë kundër ndërtimit të parkut tek liqeni janë sulmuar sot nga truprojat e kryebashkiakut Erion Velaiaj dhe më pas janë arrestuar nga policia.
Skandali ka ndodhur në mes të ditës në rrugën e Durrësit, ku kryebashkiaku i Tiranës kishte mbledhur administratën e tij që të protestonte kundër gjykatave të vendit, për shkak të një vendimi që është dhënë kundër Bashkisë së Tiranës në lidhje me një ndërtim që është pezulluar në zonën e Tiranës së Re.
Qytetarët për Parkun që janë një grup nga shoqëria civile të cilët janë kundër betonizimit të parkut të liqenit, me arsyetimin se aty po ndërtohet një park fëmijësh.
“Protesta e Erjon Veliaj me Administratën e tij që dhunon dhe arreston 3 aktivistë të “Qytetareve Për Parkun” S. M., A. S., dhe F.B.”, shkruhet në faqen e Facebook, ku shoqërohet edhe me pamjet ku truprojat e Veliajt sulmojnë të rinjtë.















