Provimin e gjuhës së huaj, pa diplomën e së cilës studenti nuk merr dot masterin apo doktoraturën, mund ta kalosh pa ditur qoftë edhe një fjalë të vetme. Nëse paguan sa duhet, testin e anglishtes e përvetëson pa problem. Madje, rryshfeti në këmbim të çertifikatës së gjuhës së huaj, aplikohet deri nëpër qendrat më prestigjoze të gjuhëve të huaja në Shqipëri.
Euro për të marrë diplomë gjuhe?
Duket se tashmë çdo shërbim, pavarësisht se i jashtëligjshëm, e ka një çmim! Është kusht që pa çertifikatën e gjuhës së huaj, nuk merr dot diplomën e masterit apo doktoraturës. Por sa të kushton për ta kaluar këtë provim? Sonte e mësojmë nga kamera e fshehtë në “Stop”.















