Biznesmeni i naftës Rezart Taçi është ndaluar në Zvicër dhe po mbahet në gjendje arresti.
Kjo është konfirmuar për Syri.net pasi avokati mbrojtës i Taçit, Fatmir Braka ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për gjykim të shkurtuar të klentit të tij, i cili kërkohet në Shqipëri për evazion fiskal dhe detyrime ndaj shtetit shqiptar në vlerën e disa miliona Eurove.















