Gjermania ka vazhduar me kthimin e refugjatëve shqiptarë. Pas refuzimit të kërkesës për azil, nga Gjermania janë kthyer 102 persona kryesisht nga Dyseldorfi në drejtim të Shqipërisë dhe Kosovës.
Të martën një aeroplan përplot më refugjatë është nisur nga aeroporti i Dyseldorfit për në Tiranë dhe Prishtinë.
Në bordin e aeroplanit kanë qenë 61 azilkërkues nga Shqipëria dhe 41 nga Kosova.
“Nëse kërkesa për azil refuzohet, njerëzit duhet të kthehen vullnetarisht. Më këtë ata do të jenë të këshilluar dhe të mbështetur. Përndryshe, ne jemi të vendosur për kthimin e tyre në vazhdimësi”, është shprehur ministri i Brendshëm i qarkut Nordrhein-Westfalen, Ralf Jäger.A.B/Shekulli Online/















