“BRUKSEL jep dritën e gjelbër: Populli i Kosovës pa viza në BE”
Ky ishte titulli i portalit serb “kurir.rs” i ditës së sotme sa i përket vendimit të Brukselit për liberalizimin e vizave për Kosovarët.
“Siç u tha nga Komisioni Evropian në Bruksel, ky propozim është dorëzuar së bashku me një vlerësim të favorshëm të Komisionit se Kosova ka plotësuar të gjitha kërkesat e parashikuara për regjimin e liberalizimit të vizave.” vazhdon shkrimi i gazetës serbe online.
















