12 subjekte të gjobitura, 6 të mbyllura, 985.000 lekë (të reja) gjobë dhe dy inspektorë të AKU-së të proceduar penalisht, është rezultati i inspektimeve të kryera gjatë muajit prill, nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.
Burime zyrtare nga AKU, bëjnë me dije se thertores “DUKA R.J.M.I” në Vorë (Tiranë) i është pezulluar aktiviteti si dhe i është vendosur një gjobë 150.000 lekë për shkak se mishi që ndodhej aty (që është bllokuar) , mbahej jashtë duke anashkaluar kushtet higjeno-sanitare.
Gjithashtu, nisi procedimi penal ndaj dy inspektorëve Neki Hysko dhe Elvis Vllamasi, të cilët në inspektimin e kryer me datë 22.02.2016, kanë lejuar thertoren të ushtrojë aktivitet në këtë gjendje dhe nuk kanë njoftuar për problematikat e konstatuara.
Edhe 11 farmaci bujqësore në zonën e Fierit, janë gjobitur me vlerë totale 835.000 lekë, ndërsa 5 prej tyre janë pezulluar. Gjithashtu, është kryer bllokimi i tregtimit të inputeve bujqësore në 4 subjekte.















