Alban Qafa, avokati i Emiljano Shullazit dhe dy të pandehurve të tjerë kanë reaguar një ditë pasi një biznesmene rreth 50 vjeç dëshmoi në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke thënë që Emiljano Shullazi i kishte marrë një pronë 1 milionë Euro tek ‘Zogu i Zi’ në Tiranë dhe ishte regjistruar në emër të Gilmando Danit.
Avokati i Shullazit ka hedhur poshtë këtë pretendim, duke thënë se tek ‘Zogu i Zi’ nuk ka asnjë pronë që të figurojë në emër të Emiljano Shullazit apo të Gilmando Danit.
Avokati shtoi se ditën e sotme është takuar me klientët e tij Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani, të cilët rrëzuan pretendimet e biznesmenes që ka bërë denoncim. “Asnjë pronë nuk është në emër të Emiljano Shullazit apo Gilmando Danit”, theksoi avokati mbrojtës.
















