Vrasja e Elton Çiçës mbrëmë në një lokal pranë stadiumit ‘Dinamo’ është filmuar nga kamerat e sigurisë dhe është parë nga disa dëshmitarë.
Vet viktima ka qenë në tavolinë me dy persona të tjerë kur autori e pyeti për emrin dhe më pas e qëlloi dy herë në kokë me pistoletë.
Në një tavolinë tjetër të lokalit, ka qenë edhe një deputet i Kuvendit të Shqipërisë. Bëhet fjalë për deputetin e LSI Luan Rama, i cili para disa vitesh ka qenë ministër i Rendit, shkruan ‘Opinion’.
Deputeti Luan Rama nuk ka patur fare lidhje me viktimën, por thjesht ka rastisur në të njëjtin lokal.
Policia ka pyetur disa prej dëshitarëve që kanë parë ngjarjen dhe po analizon kamerat e sigurisë. Autori ka qenë me kapele në kokë dhe më pas u largua me një makinë që e priste pak metra më tutje.















