Besimtarët ortodoksë shqiptarë po kremtojnë Festën e shenjtë, Pashkën.Kjo një festë edhe për të gjithë vëllezërit e tyre shqiptarë kudo që janë. Pashka simbolizon kremtimin e ringjalljes së shpirtit hyjnor dhe besimit fetar në shenjë të përkryerjes sonë si individë, si shoqëri dhe si popull e komb, në dashuri me njëri tjetrin, në solidaritet dhe përkrahje, duke shpalosur më së miri vlerat e patjetërsueshme dhe tradicionale të bashkëjetesës e harmonisë fetare të shqiptarëve.
Festa e Pashkëve është dita e madhërishme e ringjalljes së Krishtit, dita e ripërtëritjes së përdëllimit dhe e rifreskimit të besimit të palëkundur tek i Plotfuqishmi.
The Albanian uron të gjithë besimtarët ortodoksë: Gëzuar pashkën! Sa me shumë mbarësi e lumturi! Një e ardhme sa më e begatë për të gjithë shqiptarët!















