Mund të jesh kundër deklaratave të ish kryeministrit Berisha dhe kjo është një gjë normale. Ashtu siç mund të jesh kundër thirrjeve të tij për rrëzimin e qeverisë me anë të një 14 shtatori Bis. Këto duken deklarata të vjetra, demode, e për më tepër qesharake dhe të pafuqishme. Por ti marrësh ato seriozisht dhe të përpiqesh ti instrumentalizosh, ka rrezik të ngjash po aq donkishot sa vetë Berisha. Këtë ka bërë edhe gazetari pronar Karlo Bolino i cili në një shkrim ka analizuar qëndrimet e fundit të ish kryeministrit. Dhe shqetësimi kryesor i Bolinos është …. se ato mund të dëmtojnë turizmin shqiptar. Ja seç shkruan ai në editorialin: “Kërcënimet e Berishës terror për investitorët dhe turistët”:”Kërcënimet e Berishës, lëshuar në prag të sezonit turistik, rrezikojnë të terrorizojnë edhe mijëra turistë perëndimorë, që mendojnë të kalojnë pushimet në parajsën e vogël shqiptare, por të cilën Berisha, vetëm për urinë e tij të pashuar për pushtet, kërcënon ta kthejë edhe një herë në një skëterrë”. Ndoshta Karlo trembet se mos i ngelet bunkeri pa vizitorë. Gjthnjë për faj të Berishës. (Lapsi.al)
Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023
Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...
















