Kryeministri e komentoi me ironi përpjekjen e përfaqësuesve të shoqërisë civile dhe gazetarëve për të qenë pjesë e mbledhjes së Këshillit të Rregullimit të Territorit, ku diskutohej projekti i stadiumit të ri kombëtar. Në një intervistë për Vizion Plus, ai u shpreh:
“Nesër mund të tentojnë të hyjnë me zor në mbledhjen e qeverisë dhe të ankohen për censurë. Ju e dini shumë mirë, nuk mjafton të jesh gazetar, që të çash dyer dhe të futesh ku do ti”.
















