Shqipëria është vendi që ofron barrën më të lartë fiskale për investitorët dhe ka incentivat fiskale më të ulëta në raport me Maqedoninë, Serbinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Bosnje-Hercegovinën.
Ky është rezultati i matricës krahasuese të Këshillit Të Investimeve, që u diskutua dy ditë parë.
Nga analiza, rezulton se në renditjen rajonale, Shqipëria ka barrën më të lartë fiskale për tatimin fitimin, 15 %, në një kohë kur norma rajonale nuk është më shumë se 10%.
Me nivelin maksimal të përshkallëzimit të tatimit mbi pagën prej 23%, Shqipëria e ka tatimin mbi të ardhurat personale më të lartin në rajon.
Edhe për incentivat për investimet, Shqipëria është inferiore sidomos në krahasim me Malin e Zi, Maqedoninë dhe Serbinë. Në renditjen e Këshillit të investimeve janë renditur të paktën 7 lehtësira fiskale dhe infrastrukturore për zonat e lira, por kjo ofertë e Shqipërisë nuk është funksionale përderisa vendi ende nuk i ka zhvilluar zonat e lira.
















