Arkitekti italian Paolo di Nardo ka dhënë një deklaratë të fortë kundër stadiumit të ri “Arena Kombëtare”, projekt që pritet të ndërtohet në Tiranë.
“Do vij dhe do lidhem me zinxhir që të mos ndërtohet Arena Kombëtare”. Këtë deklaratë të fortë të arkitektit e ka bërë publik arkitekti Artan Raça në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” në Ora News.
Sipas Raçës, projekti i propozuar për stadiumin e ri nuk duhet të realizohet aty ku sot qëndron “Qemal Stafa”, pasi kjo do të shkatërronte jo vetëm sheshet “Italia” dhe “Nënë Tereza”, por të gjithë qendrën e kryeqytetit.
Arkitekti theksoi se nëse do të hapet një konkurs, do ketë dhjetëra propozime për ta rikthyer stadiumin “Qemal Stafa” në qendër multifunksionale, por duke ruajtur identitetin dhe trashëgiminë.
















