Vetëm nga pak ditë ish-kryeministri Sali Berisha u ka paraprirë dy ngjarjeve mjaft të rëndësishme.
Ishte ai i pari që denoncoi kërcënimin e rektorit Dhori Kule dhe kandidatit Mynyr Koni nga Emiljano Shullazi.
Ajo që pasoi dihet pasi 4 orë më pas u njoftua ndalimi i Shullazit dhe dy bashkëpunëtorëve të tij dhe më pas arrestimi i tij.
Të martën e kësaj jave, ish-kryeministri ishte i ftuar në studion e gazetares Eni Vasili ku tha se policia shqiptare po mban të fshehtë arrestimin në Holandë të të dënuarit me burgim të përjetshëm Arben Frroku.
Nuk pati asnjë reagim nga policia për dy ditë, ndërsa këtë të enjte erdhi edhe konfirmimi për lajmin.
Në rrjetet sociale është ngritur pyetja: kush ia jep “doktorit” këto informacione që ai i ka pagëzuar si “qytetari dixhital”.
Përgjigjen për rastet e fundit e ka dhënë vetë Berisha.
Në studion e Eni Vasilit ai tha se këto informacione i kishte marrë nga oficerë të policisë së shtetit që besojnë te ai informacionet mbi shkeljet që konstatojnë./lapsi.al/















