Luli Makashi, 51-vjeçarja që mashtroi për viza pune dhe studimi në Kanada, Australi dhe Angli u kthye nga policia kanadeze, bashkë me vajzën e saj.
Të dyja kanë mbërritur në Shqipëri afër mesnatës.
Ndalimi i tyre nga policia kanadeze është bërë vetëm me anë të një kërkese të Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Interpol Tiranës.
26 kallëzime të depozituara në Policinë e Tiranës e akuzonin nënë e bijë për mashtrim, pasi kishin kryer pagesa në shumë të mëdha, që arrinin deri në 20 mijë dollarë.
Për të njëjtën aferë u arrestua 25 vjeçari Klevis Rreshka, i cili kishte blerë pikërisht një ditë më parë kompaninë “Ande LM”, për vetëm 1 euro.















