Arta Dade i ka zënë vendin sot, Ilir Metës, pasi në Tiranë është mbledhur sot Aleanca e Grave Parlamentare e vendeve të Evropës Juglindore.
Takimi është organizuar në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, të drejuar nga deputetja shqiptare Arta Dade. Kryetari i Kuvendit ishte ndër të ftuarit që iu dha fjala përshëndetëse.
Në takim foli dhe kreu i Misionit të OSBE-së, Florian Raunig. Ai tha se “pjesëmarrja e grave është thelbësor në çdo vend në jetën publike. Aleanca e Grave Parlamentare ndihmon për të fuqizuar gratë ekonomikisht dhe politikisht. Nën këtë shembull, numri i grave kandidate të interesuara për politikë është rritur. Kuota ligjore në zgjedhjet e fundit vendore, mbështetur dhe nga OSBE, është rritur ndjeshëm krahasuar me 2011-ën. Shumë prej këshiltareve bashkiake janë trajtuar nga OSBE për të pasur sukese në postet e tyre të reja.
Të drejtat e grave janë shqetësim jo vetëm për gratë po duhet të përqafohen nga drejtuesit politikë meshkujt, se nuk mund të injorohet kontibuti i gjysmës së popullsisë. Sëbashku, gratë nga të gjithë partitë dhe nivelet politike, mund të bëjnë më shumë. Të nxitni gratë që të dalin si kandidate, theksoi Raunig.















