Kryeministri Edi Rama dhe opozita vijon debatin në rrjetet sociale për projektin e stadiumit ‘Qemal Stafa’.
Kreu i Qeverisë, Rama i ka kthyer sot përgjigje akuzave të Partisë Demokratike përmes një reagimi në Facebook të ilustruar me foto.
Sipas projektit, Rama thotë se e vetmja gjë me vlerë që ka mbetur nga stadiumi kombëtar është hyrja, e cila do të integrohet në stadiumin e ri që do të rikonstruktohet e do të shërbejë si muze.
Statusi në Facebook i Kryeministrit Edi Rama
Per qorrat qe s’duan te hapin syte, po hapin vetem gojen per te baltosur çdo ide, projekt, pune dhe tani i jane turrur Shtepise se Re te Kombetares, s’ka asnje ilaç! Por per te gjithe ata qe duan te shohin se si do te ruhet fasada e “Qemal Stafes” (e vetmja gje me vlere ne ate germadhe), ja projekt-ideja e integrimit te saj ne zemren e Arenes Kombetare, ku do te jete edhe Muzeu i Kuqezinjve.

















