Një bandë shqiptaro-kosovare që vidhte banesa, është lënë në burg sot nga një gjykatë spanjolle.
Mediat vendase raportojnë se ndaj katër shqiptarëve të arrestuar të premten në Granada, Gjykata ka vedosur sot masën e sigurisë së arrestit me burg.
Operacioni policor u zhvillua gjatë natës dhe nuk ka pasur shkëmbim zjarri apo persona të plagosur, raportojnë mediat spanjolle.
Të arrestuarit dyshohet se janë të përfshirë në vjedhje e shtëpive, kur në to nuk gjendej njeri, shkruajnë mediat vendase, ku autorët merrnin sendet e vlefshme, e sidomos bizhuteri.
Dyshimet janë se të arrestuarit kanë lidhje me tre shqiptarë të arrestuar në dhjetor, po për vjedhen e banesave, kryesisht në qytetet e zonës së Granadas.
















