Vijon zbulimi i studiove të seksit në Shqipëri, Vajza i tregon gazetares sekretet e punës.
Një ditë pasi përcolli ekzistencën e tre studiove të prostitucionit online në Tiranë, emisioni Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e sotme edhe studion e katërt. Gjithsej, emisioni ka zbuluar 12 studio të paligjshme që operojnë në vendin tonë.
Edhe me e menaxheren dhe pronarin e studios së katërt, gazetarja e emisionit është takuar në një kafene.
Pasi e pyesin gazetaren për eksperiencat e saj të mëparshme në këtë fushë, palët bien dakord me gazetaren që ta punësojnë gjatë turnit të natës, pasi ai turn ishte i lirë.
Kamera e Fiks Fare është futur në gjatë orëve të paradites në një garsoniere në Qytetin Studenti, e përshtatur si studio seksi online.
Aty, vihet re që disa vajza punojnë njëkohësisht. Njëra prej tyre chaton me disa klientë njëkohësisht dhe më pas i ‘përkushtohet’ njërit prej tyre, në një linjë të dedikuar me pagesë.
Gazetares i vendosin në linjë ‘nickname’-in “Preaty lolli pop dyshi”, në mënyrë që të ketë pseudonimin e saj, kur të fillojë punë me klientët.
Vajza që i jep udhëzime gazetares, e këshillon që qëllimi është ta kalojë klientin në një linjë private, në mënyrë që të fitojnë më shumë para.
Ajo tregon se në një linjë janë shumë vajza shqiptare që punojnë, ndërsa nga lista e vajzave online, rezultojnë se janë gjithsej rreth 180.
“Gjatë punës klienti kërkon edhe shumë perversitete dhe nëse do që klientin ta mbash sa më gjatë, do i bësh çfarë të kërkon”, shprehet njëra nga vajzat në studio.
Më pas, ajo fillon edhe ‘shfaqjen’, duke filluar të zhvishet në chat–online, me qëllim që ta mbajë sa më gjatë klientin në privat për të paguar.



















