Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka fajësuar homologun rus, Vladimir Putin i cili sipas tij po përpiqet të përçajë Europën.
Në një intervistë për CBS News, Obama tha se Putin po shfrytëzon situatën e tensionuar në BE, si kriza e refugjatëve dhe avancimi i nacionalizmit të ekstremit të djathtë që kërcënon shpërbërjen e BE-së.
“I kam thënë se një Evropë e fuqishme, e bashkuar, që punon me një Rusi të fuqishme, është receta e duhur. Deri më tash, nuk është bindur”, ka thënë Obama.
Obama i ka bërë thirrje Europës që të ruajë unitetin e saj politik, në mënyrë që të jetë sa e fortë përballë sfidave me të cilat përballet.















