Norvegjia ka gjetur një mënyrë origjinale për të bërë të mundur largimin e azilantëve, por ky veprim ka shkaktuar indinjatë në shumë vende të tjera. Zyra e Emigracionit ka bërë të ditur se emigrantëve që do të largohen nga vendi skandinav do t’u ofrohen nga 10 mijë krone, rreth 1 mijë euro.
Ofrohen edhe 1 mijë euro shtesë për secilin prej emigrantëve të parë që zgjedh të largohet nga Norvegjia, duke nxitur refugjatët të vihen në një garë largimi.
“Kemi nevojë t’i bindim emigrantët të kthehen vullnetarisht në shtëpi, duke iu ofruar para në shkëmbim të ikjes. Kjo do të bëjë që të kursejmë shumë para, sepse mbajtja e tyre në qendrat e azilit kushton shumë”, thotë ministrja e integrimit, Sylvi Listhaug.















