Katër nxënës sot janë qëlluar me thikë në shkollën e mesme teknike në Poklek të Drenasit në Kosovë.
“Sot rreth orës 13:15, policia ka marrë informacionin se në fshatin Poklek në Drenas, saktësisht në afërsi të shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave”, thuhet në komunikatën e policisë.
Për këtë rast, dy persona janë arrestuar dy 17-vjeçare me iniciale V.H dhe T.H.
Të plagosurit janë:
A. Q, mashkull , 17 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
A. V, mashkull , 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
V. N, mashkull , 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës
S. Q, mashkull , 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës















