Shtëpi e biznese në Selitë janë përmbytur nga shirat e dy ditëve të fundit dhe familjet e kësaj zone, sado që po “falen” tek bashkia e drejtuar nga Erion Veliaj, nuk dëgjohen nga askush. Të vetëm në hallin e tyre janë takuar me këshilltaren bashkiake Reila Bozdo, e cila e bëri të zëshëm në Fb, problemin e tyre:
“Banoret e demtuar, kryesisht familje te perndjekurish politike gjate diktatures, prej kohesh po “perndiqen” nga permbytjet, – shkruan Bozdo. – E keqja me e madhe eshte mungesa e nje zgjidhje qe parandalon permbytjen ne kete zone e cila ka qene problematike edhe gjate dimrit.
Banoret ankohen se strukturat e bashkise nuk japin zgjidhje per te parandaluar kete problem dhe qe ata nuk kane perfituar asnje demshperblim per demet qe u shkaktohen.
Si keshilltare bashkiake, iu bej thirrje administratoreve te bashkise t’u gjenden prane qytetareve pa dallim dhe t’i asistojne ne aplikimin per demshperblim pa patur preferenca.”

















