Policia e Kosovës, përkatësisht stacioni rajonal i Prizrenit njofton se ka arrestuar tre persona shtetas të Shqipërisë, për të cilët dyshohet se kanë vjedhur disa sende në marketin Elkos – “ETC”.
Te tre personat e arrestuar, janë gjetur sende e vjedhura; veshje fëmijësh dhe mbathje sportive për meshkujt.
Ndërsa, pasi janë parë kamerat e sigurisë brenda ambienteve të marketit, është vërejtur se të njëjtit kanë vjedhur edhe një hekur për hekurosje. Të dyshuarit e arrestuar nga policia, janë nën masën e ndalimit.















