• Latest
  • Trending
  • All

Dara: Vojsava, nëna e Skënderbeut ishte halla e Lekë Dukagjinit

24/04/2016

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025

Pilotja shqiptaro-amerikane që bombardoi Serbinë: U paraqita sapo u bë thirrja

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 2 May, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Dara: Vojsava, nëna e Skënderbeut ishte halla e Lekë Dukagjinit

24/04/2016
in Histori

Duke ecur në kërkim të vendorigjinës së familjes princore të Kastriotëve, të territoreve ku shtrihej fisi i Kastriotëve, pa i vënë qëllim vetes të gjurmoj autorë e vepra të ndryshme, toponime,gojëdhëna e legjenda, që flasin për lidhjet e Gjergj Kastriotit me Mirditën, të cilat nuk mungojnë edhe për trevat fqinje me të, është e domosdoshme të ndalemi tek një tjetër ponim lapidar, për të cilin, çuditërisht, ka heshtur historiografia shqiptare gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, siç po hesht edhe në ditët tona.

Ky pohim na vjen nga përfaqësuesi i madh i Rilindjes Kombëtare Shqipëtare – Gavril Dara i Riu, i cili, në një jetëshkrim të tij, duke folur për të ardhurit në Palac Adriano të Italisë fill pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, shkruante: “Ndër këta, të parët, prindërit e mi, që emërtohen gjer më sot Mërkuri e Njani i Dharenjëve, gjërinj (gjini, fis, gjak-shënimi im) të Kastriotit nga ana e Vojsavës, së jëmës së tij, së biljes (bijës-shënimi im), së Prenkut të Mirditëve”.

1) Kjo e dhënë, e cila është me shumë rëndësi për zbulimin e të vërtetave historike, që kanë të bëjnë me vendorigjinën e Kastriotëve, në një variant tjetër na paraqitet në këtë mënyrë: “Midis tyre, ndër më të parët (që erdhën në Palaco – Adriano-shënimi im) ishin gjyshërit e mi, që përmenden gjer më sot, Mërkuri e Njani i Dharenjëve, gjërinj (gjini,fis, gjak-shënimi im) të Kastriotëve nga ana e Vojsavës, së jëmës së tij, që ishte e bija e princit të Mirditasve”, 2) -variant që nuk ndryshon esencialisht nga varianti i parë e që kërkon të studiohet me vëmendje nga të gjithë ata që merren me çështjen e vendorigjinës së familjes princore të Kastriotëve.

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Ky pohim, që është një fragment i autobiografisë së Rilindasit Gaveril Dara i Riu, flet shumë. Ai dëshmon, së pari, se të parët e poetit të madh ishin shpërngulur që herët nga trevat e Mirditës etnografike, pikërisht fill pas vdekjes së Gjergj Kastriotit, atëherë kur invadorët turq kishin pushtuar qytetin e Shkodrës-portën veripërendimore të Mirditës etnografike e po suleshin drejt maleve të saj, duke djegur e shkatërruar gjithshka.

Së dyti, duke treguar se të parët e poetit Gravil Dara i Riu kishin zbritur në Palac-Adriano më 1482, 3) ai bëhet më i besueshëm se historianët e tjerë që janë marrë me vendorigjinën e Kastriotëve dhe territoret ku shtriheshin ata, sepse kemi të bëjmë me një njeri të ditur, që na rezulton pinjoll i lavdishëm i një dere princore të Mirditës, ose i një shtëpie të parë, i cili duhet të ketë pasur të dhëna të sakta për fisin e vet, krahasuar me të tjerë historian që janë marrë me këtë çështje.

Kështu Gavril Dara i Riu bëhet më i besueshëm se M. Barleti, i cili e paraqet Vojsavën-nënën e Gjergjit zëmadh, “bijë të princit të Tribalëve” 4) – fis që, siç shënon përkthyesi S. Prifti, Barleti i quante “banorë në trevat e Maqedonisë dhe të Bullgarisë së sotme”, “banorë sllavë të këtyre vendeve”.5), siç pohon përkthyesi.

Dhe është më i besueshëm se historianët e tjerë rilindasi ynë i madh, kur na kujton se të parët e tij kishin zbritur nga viset e Mirditës etnografike pikërisht më 1482, vit që përkon me të dhënat e historiografisë shqiptare për emigrimin e madh të Kastriotëve e të Dukagjinëve, po në këtë mot, kryesisht drejt Italisë. Këtë të dhënë, ndoshta, as M. Barleti, as Fan Noli nuk e dispononin.

Çështja, pra, duhet kuptuar e analizuar me përgjegjësinë e historianit objektiv, kur na thuhet qartë e prerë se Gavril Dara i Riu ishte fis, gjak e gjini me Kastriotët nga e ëma e Gjergjit-Vojsava, që ishte “bijë e princit të Mirditasve”. Çdo interpretim, që kërkon të hedhë hije mbi këtë të vërtetë, nuk mund të qëndrojë përpara logjikës së fakteve, kur mbajmë parasysh se kemi të bëjmë me të dhënat e një njeriu të ditur e të përgjegjshëm, jo vetëm për fisin e tij, por edhe për çështjen kombëtare.

Askush më mirë se vetë poeti nuk mund të flasë për fisin e vet, kur ai, me të dhënat që na sjell, shkon më tej se M. Barleti në kohë. Askush nuk ka të drejtë të thotë se një njeri kaq i ditur dhe kaq i interesuar për fatet e kombit të vet, mund të ketë fantazuar për ta paraqitur Vojsavën si bijë të një princi mirditas, siç bën poeti në shënimet autobiografike në hyrje të poemës madhore “Kënga e Sprasme e Balës”. Ca më tepër duhet theksuar kjo, kur dimë se emri Mirditë në ato mote fshihej shpesh pas emrit Dukagjin, vatër e të cilit ishte Mirdita që nga shekulli VII e më herët.

Duke iu referuar kësaj të vërtete, stdiuesi Luan Muhameti, në një të përditshme shqiptare, sikur të kishte bashkëbiseduar me rilindasin e madh, pohon se

“ Vojsava ishte bijë e Dukagjinëve, halla e Lekë Dukagjinit”. 6) Dhe një pohim i tillë hedhe një dritë të madhe mbi vendilndjen e nënës së Heroit tonë kombëtar.

Origjina mirditore e Vojsavës, që është vështirë të kundërshtohet pa sjellë dokumente më të besueshme se të dhënat e Gavril Dara i Riu, do ta nxirrte Gjergj Kastriotin vetëm nip Mirdite, po t’i besohej tezës që e redukton Mirditën fillestare në një zonë të ngushtë, siç mund të ishte Grykë-Oroshi dhe Kodra e Mashtërkorëve. Por, për të shkuar më tej në kërkim të së vërtetës historike, në kërkim të vatrës qëndrore të Kastriotëve, na vinë në ndihmë edhe pohime të historianëve të ndryshëm në trajtën e legjendave, ose të supozimeve, që kanë brënda tyre “grimca” të të vërtetave të mëdha!

Kështu historiani K. Frashëri, si edhe të tjerë, përmend që “… udhëtari freng Ami Bue, shkruante se kishte dëgjuar që Skëndërbeu kishte lindur në fshatin Kastër të Mirditës,… gjysmë ore larg fshatit të sotëm Vig”.7). Këtë pohim na e kujton edhe albanologu gjerman Johan Von Hahn, kur flet për “zbulimin” e “një vendlindjeje të re të Skëndërbeut”, 8) diku afër një kështjelle të vjetër, në fshatin Kastër të Mirditës. Po këtë të vërtetë pohon edhe A. Gega, kur shkruan se “Duhet pranuar se mbiemri Kastriot vjen nga Kastri me origjinë romake”.

9)Duket, pra, se Prenku i Mirditës, që nga historianë të ndryshëm quhet princi i kësaj treve, e martoi të bijën-Vojsavën, me një Kastriotas-Gjonin, të fshatit Kastër, tek një derë tjetër princore, ose tek një tjetër shtëpi e parë, siç ishte e modës në atë shekull, por edhe siç ishte në zakonet e kësaj treve. Dhe, duke i bashkuar natyrshëm të dhënat që sjell Gavril Dara i Riu për Vojsavën dhe fisin e vet, me pohimin e A. Gegës, sipas të cilit “mbiemri Kastriot, që ka mbijetuar në histori, lidhet më shumë me lokalitetin (fshatin- shënimi im) e Kastrit në Mirditë, ….. se sa me lokalitete të tjera, që kanë të njëjtin emër”, 10) bindeni se vendorigjina e Kastriotëve duhet konsideruar Mirdita etnografike.

Për këtë të vërtetë na dëshmon edhe një rilindës tjetër i shquar-Zef Jubani. Nëpërmjet ca vargjeve lapidarë, të cilët nuk mund të konsiderohen “pjellë e fantazisë” së tij, por pasqyrë e të vërtetave historike, ky rilindas na çon bash tek vendorigjina e Kastriotëve, në Kastër të Mirditës, kur shkruan:

“Leu nji yll në Shqipni,
Me na shndritë, me na drejtue;
Me shumë dije e me trimni,
Andej Kastrit asht shenjue:
Gjergj Kastrioti këtij i thonë,
Skënderbeg shumëkush donë”! 11)

Një argument më tepër në favor të tezës që e konsideron Mirditën si vatër të fisit të Kastriotëve, mund të konsiderohet edhe fakti që bashkëluftëtarë të Gjergj Kastriotit në betejat legjendare kundër turqve, përveç të tjerëve, ishin edhe Pal, Lekë e Nikoll Dukagjini, që i kishin zotërimet e tyre në trevat e Mirditës, Pjetër, Ndre e Gjon Përlati nga fshati Përlat i Mirditës, Pal e Gjergj Kuka nga fshati Shebe i kësaj krahine, Kojë Zaharia – nipi i Tanush Dukagjinit, vëllezërit e lavdishëm Gjon, Pal dhe Andrea Gazulli, bij të fshatit Gazull, fare afër Kastrit në Vig të Mirditës.12) Nuk besojmë që kryetrimi të ketë pasur kaq bashkëluftëtarë të lavdishëm nga ndonjë trevë tjetër e Shqipërisë, sa nga ajo e Mirditës etnografike!

Edhe rrjedha e mëvonshme e historisë, veçanërisht e historisë së trevës së Mirditës, sikur i vjen në ndihmë tezës mbi origjinën mirditore të Kastriotëve. Për këtë flet fakti që Mirdita jo vetëm e trashëgoi, por dhe e përdori si flamur të saj flamurin e Gjergj Kastriotit edhe në periudhën e rëndë të robërisë turke, deri edhe si duvak për nuset mirditore.

Këtë e pohon edhe Doktori i shkencave historike Pal Doçi, kur kujton se edhe udhëtari frëng Ami Bue shkruante: “Flamujt e tij (të Skëndërbeut) ishin të kuq me shqiponjën e zezë me dy krerë, sikundër e kanë edhe mirditasit” 13). Edhe pohimi i kryengritësve mirditorë në protestën drejtuar Valiut të Shkodrës në vitin 1901, ku shkruhet se “flamuri ynë do të jetë ai i Gjergj Kastriotit, që, prej kohësh, valëvitet në majat e zbardhura nga bora e Shën- Palit”, 14) të njëjtën gjë vërteton.

Për të vërtetën që flamuri i mirditasve, si pasardhës dhe vazhdues autentikë të Dukagjinasve, ishte pothuaj, si ai i Kastriotëve, (ose anasjelltas) na dëshmon krahasimi midis Stemës së Dukagjinëve e të Kastriotëve me flamurin e Mirditës, të ruajtur pikërisht afër Kastrit të Mirditës- në fshatin Kashnjet: Eshtë e njëjta shqiponjë dykrenare, me krahë të nderë, paralel me trupin e shqiponjës, me ndonjë stilizim të lehtë.

Ndoshta këto të vërteta i ka ditur poeti i Rilindjes Kombëtare-Risto Siliqi, kur e ka quajtur Mirditën “trimneshë e dheut”, dhe “I Arbërisë fis i kryekreut”, që vuajti prova, por s’i mbeti shtegut “Dhe ia mbajti jazin Skëndërbegut” 15), duke dëshmuar edhe ky rilindës i shquar se Mirdita është vendorigjina e Kastriotëve!

Se nuk mund të jetë rastësi që një krahinë e tillë, krahas Himarës në Jug, të mbetej në shekuj vatër e qëndresës antiosmane dhe një ishull i rrallë i katolicizmit në një popull, 75% e të cilit ishte islamizuar. Për rrjedhojë, nuk është qyteti i Shkodrës “kryeqytet i katolicizmit” në Shqipëri, siç pohojnë ca studiues, por Mirdita! Dhe kështjellë e lirisë, kështjellë e katolicizmit në këto anë, nuk qenë thjeshtë malet, por zemrat e mirditorëve, ku rridhte gjaku i kuq i Dukagjinëve dhe i Kastriotëve legjendarë!. Se nuk fantazonte as poeti zëëmbël Lasgush Pradeci, kur vjershëronte:

“S`hyn dot ti turk e turqeli
Në kullat mirditore;
Të prêt në pritë e në frëgji
Mirdita pushkëmizore”! 16)

Edhe legjenda për shaminë e zezë që kanë përdorë vajzat dhe grate mirditore, e cila është unikale në Ballkan e më gjërë, sikur i kapërcen kufinjtë e legjendës, kur shpjegohet e lidhur ngusht me fatet historike të kësaj treve.

Se ajo na thotë që shaminë e zezë vajzat dhe grate mirditore e vunë mbi kokë pikërisht atëherë kur vdiq Gjergj Kastrioti, ai që u kishte mbrojtur nderin dhe lirinë në vitet e robërisë turke!

Për këto të vërteta duket se bën fjalë, disi në formë fluide, edhe studjuesi e poeti Moikom Zeqo-Mjeshtër i Madh i Punës- në një shkrim kushtuar papës me origjinë shqiptare Klementi XI-Albani, ku flet për kuvendin e Arbërit, i cili u mblodh në fshatin Mërçi të rrethit të Lezhës më 14-15 janar të vitit 1703, pikërisht në një fshat të banuar edhe sot e kësaj dite nga mirditorët. Ky studiues, pasi e vlerëson këtë kuvend si një nga ngjarjet më të mëdha të historisë kulturore të Shqipërisë në shekullin XVIII, shtron ca pyetje që tingëllojnë edhe si teza, të cilat duken se “miratojnë” parashtrimet tona për familjet legjendare të Dukagjinëve dhe Kastriotëve:

“Përse u zgjodh pikërisht fshati Mërçi pranë Lezhës-pyet autori, si vëndi më i përshtatshëm për Kuvëndin e Arbërit? Pse pikërisht ky vënd dhe jo ndonjë vënd tjetër?- e vijon më tej pyetjen ai. A ka të bëjë zgjedhja e këtij vëndi historik-vazhdon përsëri studjuesi-me evokimin e mrekullueshëm dhe të paharruar të Atletit të Krishtit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, që mbylli sytë pikërisht në Lezhë?”

17).Dhe përgjigjet nënkuptohen: Kuvëndi i Arbërit u mblodh pikërisht afër qytetit të Lezhës, ku Gjergj Kastrioti kishte organizuar beslidhjen e madhe të shqiptarëve kundër turqve, pikërisht afër Kastrit, i cili na rezulton, siç pohojnë historianët, vatra e familjes princore të Kastriotëve. Kuvëndi i Arbërit u mblodh pikërisht brenda atyre territoreve që njiheshin si territoret e Arbërit mesjetar, që shtriheshin midis lumenjve Drin e Mat e që shkonin gjer përtej Pashtrikut, territore që u përkisnin dy familjeve: Dukagjinëve dhe Kastriotëve.

Dhe të gjitha këto bëheshin për të ripërtërirë epokën skënderbejane pikërisht në ato troje, ku lindi kryetrimi, ku u kurorëzua, ku organizoi besëlidhjen shqiptare dhe ku mbylli sytë përjetë, duke mbetur një yll i pashuar në qiellin e historisë së kombit Shqiptar!/shqiptarja/

Post Views: 66
Tags: edi rama
Previous Post

Historia e ushtarit anglez në Kosovë: Serbët gozhduan gruan time shtazënë

Next Post

Sekuestrohet 2 milionë euro heroinë, arrestohet banda e shqiptarëve

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Sekuestrohet 2 milionë euro heroinë, arrestohet banda e shqiptarëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.