Një shtetas i shpallur në kërkim është ndaluar nga Policia e Durrësit. Sabri Vokshi, 29 vjeç, banues në Shkozet kërkohej për trafik droge.
Më 19 prill, Gjykata e Apelit Vlorë kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” Vokshit, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike”.
Policia njoftoi se i ndaluari iu dorëzua efektivave të Policisë Fier.















