Fuqia e korporatave globale dhe përdorimi në rritje i teknologjisë ishin dy çështjet kryesore të diskuatuara mes liderit të Partisë Laburiste Jeremy Corbyn dhe presidentit amerikan Barack Obamës.
Ky takim zgjati rreth 90 minuta ndërsa Jeremy Corbyn menjëherë sapo doli nga ndërtesa e “Lindley Hall” se se kishte biseduar për një mëri çështjesh, përfshirë Bashkimin Evropian.
Corbyn tha se Obama e ka uruar atë për zgjedhjen e liderit të Partisë Laburiste.
Ndërsa kur u pyet nga gazetarët nëse kishte biseduar me Obaman për ndërhyrjen e këtij të fundit në debatin nëse Britania duhet të qëndrojë në BE ose jo, Corbyn tha: “Kemi biseduar shumë shkurt për Europën”.
Ndërkohë, një zëvendës i Shtëpisë së Bardhë ka thënë: “Corbyn dhe Obama u pajtuan se Britania e Madhe duhet të mbesë anëtar i BE-së”.















