Deputeti socialist Ben Blushi është treguar sërish mjat i ashpër me kryetarin Edi Rama lidhur me zhvillimet e fundit në Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Duke folur për mediat, ai tha se në asnjë rast nuk mund të ishte pjesë e Kryesisë së rë të Partis Socialiste.
Sipas Blushit kjo nuk është Kryesia e PS-së, por e Rilindjes. Kjo e fundit tha ai kërkon ta mbushë Shqipërinë me kanabis.
“Në këtë Kryesi janë futur njerëz që kanë bërë greve dhe mirë kanë bërë. Për t’u futur në Kryesi mbushën kutitë e referendumit. Kjo Asamble ka ratifikuar një grabitje. Janë bërë të gjithë palë në një masakër elektorale në PS. Kërkova që të votohej kjo rezolutë, nuk u mor fare parasysh. Nuk na dhanë asnjë shpjegim. Në çdo rast unë nuk mund të isha pjesë e kësaj Kryesie. Kjo nuk eshtë kryesia e PS, por e Rilindjjes. Është një lavatriçe mediokriteti. Rilindisët e kanë çuar mbrapa Shqipërinë në tre vjet. Njerëzit në Kryesi janë futur duke bërë tender kush shan më shumë oponentet brenda partisë. I vetmi propozim ekonomik i rilindistëve është të legalizojnë kanabisin. Socialistët e vërtetë nuk pranuan të jenë pjesë e kryesisë së Riilindjes. Falenderoj zonjën Dade dhe zotin Dokle që nuk pranuan të ishin pjesë e kësaj Kryesie”, tha Blushi.
Më tej ai e ka cilësuar Rilindjen si mediokritet monumental, si dhe tha se Kryesia e re e PS-së është mbushur me vartës të Edi Ramës
“Rilindja është mediokritet monumental. Ka marrë gjithë vartësit e vet i ka futur në Kryesi. Vartësit e Ramës nëpër pishina nëpër palma e hamame u futën në Kryesi. Kjo nuk është Kryesi, është lavatriçja më e madhe e mediokritetit. Ky është uzurpimi i një partie politike në mënyrë vulgare”, tha Blushi.
I pyetur për krijimin e një parite të re, Blushi tha se në fakt “Shqipëria po e mendon për të krijuar një parti të re, për të gjetur një rrugë shpëtimi nga PD-ja dhe Rilindja. Ju kërkoni një Exit nga Rilindja dhe PD-ja. Njëra kërkon të armatosë Shqipërinë, tjetra po zhyt në borxh publik. Rilindja është një parti kanabiste. Ka ardhur koha të mendoni si qytetarë. Një parti politike po grabitet për kanabis. Për kë të votosh? Për rojet e spitalit? Për këta që ndrieçojnë kulla? Për ata që duan ta mbushin Shqipërinë me kanabis?”, ka thënë Blushi.














