Shqiptaret e Malit te Zi, kane denuar ashper diegien e flamurit te Shqiperise dhe Kosoves, para selive te Ambasadave. Ne reagimin e tyre thuhet se keto jane akte primitive dhe anticivilizuese.
Kryetari i Keshillit Kombetar, Genci Nimnabegu ka shprehur keqardhje per rastin e ndodhur, duke shpresuar se akteret e ngjarjes do te identifikohen dhe te vihen para drejtesise. Diegia e simboleve tona eshte deshmi e urrejtjes ndaj shqiptareve dhe se dukuri te tilla nuk jane gje tjeter pervec akte te shemtuara, shfaqje te urrejtjes, tregues te mos respektit dhe mos tolerance ndaj nje kombi, prandaj si shoqeri kemi nevoje te punojme me shume ne integrimin dhe avancimin e vlerave demokratike, kulturore dhe nderetnike”, thuhet ne reagimin e KKSH-së.
Lidhja Demokratike-Dega e Malesise, si edhe Deget e Plave-Gucise dhe Ruzhajes,Partia demokratike e Fatmir Gjekes si dhe Unioni demokratik i Shqiptareve denojne ashper kete akt vandal duke e cilesuar ate si deshmi e urrejtjes ndaj shqiptareve,akt jo civilizues e qe ka per qellim nxitjen e jotolerances etnike. Edhe deputeti i Alternativës Shqiptare Nik Gjeloshaj ka deklaruar se aket te tilla jane akte barbare,te njerezve qe duan dhe punojne qe te ndezin konflikte nderetnike,jo vetem ne Mal te Zi,por ne te gjithe Ballkanin….
Mirepo, duke e pasur te njohur pervojen nga rastet e ngjashme ne te kaluaren, nuk do te na befasonte sikur edhe ky rast te kalohej pa ndeshkim.Thuhet ne reagimet e perfaqesuesve te shqiptareve te Malit te Zi.















