Para nisjes së Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, Edi Rama është shprehur se “janë 2 lista për Kryesinë e PS-së, një për burrat dhe një për gratë”.
Rama ka lexuar emrat e 12 zonjave të propozuar për Kryesinë e PS-së për 7 vende si dhe 18 kandidatë burra për 13 vende. Mes grave ishte edhe deputetja Arta Dade, e cila është tërhequr nga kandidimi.
“Për Sekretariatin Ekzekutiv, skema që unë mendoj se është më përshtatshme është që të mos kemi sekretar për çështjet por një koordinator. Sekretarët të jenë strikt për aspektet organizative.
Sekretar për Reformën Strukturore dhe Migracionin-Kokëdhima.
Sekretar i Përgjithshëm-Gramoz Ruçi.
Sekretare e Rinisë -Elisa Spiropali”, propozoi Rama.















