Një studente ka ndërruar jetë në apartamentin ku jetonte me qira në Tiranë. 19-vjeçarja ishte në shkollën e lartë për mjekësi.
“Studentja Mersina H., ka ndërruar jetë rreth orës 01:00, në një banesë në rrugë “Osman Myderizi””, thuhet në njoftimin për shtyp të policisë.
Dyshohet se shkaqet e vdekjes janë natyrale, pasi vajza kishte vuajtur nge anemia.
Policia ka bërë të ditur se kufoma është dërguar në morg për veprime të mëtejshme.
















