“Smile 4” zbulon një skemë mashtruese në fushën e karburanteve me vlerën e mbi 1 milionë dollarëve ndërsa janë vënë në pranga 7 inspektorë tatimesh dhe një administrator i 2 subjekteve tregtareve në këtë fushë.
Urdhërndalimet u ekzektuan mbrëmjen e 21 prillit 2016 rreth orës 21:00 ndërsa hetimet kishin një vit që vijonin si bashkëpunim i Drejtorisë së Hetimit Tatimor Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcës të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Operacioni u kodua SMILE 4″
4 vjet i palicencuar
Sipas informacioneve nga prokuroria brenda 4 viteve, 2010- 2014, evazioni fiskal arrin në vlerën e 1 milionë dollarëve.
“Në bazë të hetimit të përbashkët të Njësisë Task-Force të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ka rezultuar se subjekti tregtar “M…Petrol” ka ushtruar për rreth 4 vjet aktivitet në Tiranë, në mënyrë të paliçensuar”
Nga përllogaritja që ka bërë Drejtoria e Tatimeve, subjekti tregtar, i cili ka pasur një pikë të paliçensuar karburanti në Tiranë, është shmangur nga detyrimet fiskale, si edhe nuk ka paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve për periudhën 2010-2014″ informon prokuroria
Sipas prokurorise: Shmangia nga detyrimet e subjektit tregtar është realizuar edhe me ndihmën e inspektorëve të Tatimeve, të cilët kishin për detyrë të kontrollonin zonën ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm kjo pikë karburanti. Nga hetimet ka rezultuar se disa inspektorë, të cilët kanë pasur përgjegjësi për zonën ku ushtronte aktivitetin “M…Petrol”, kanë shkuar shpesh për kontroll te subjektet e tjera private pranë karburantit, por në asnjë rast nuk e kanë evidentuar se ai funksiononte pa liçensë.
Prokuroria e Tiranës nxori urdhër-ndalimi për administratorin e subjektit, si edhe për 7 inspektorë tatimorë, të cilët janë ende në detyrë dhe që kanë pasur si funksion kontrollin e zonës së karburantit të paliçensuar.
U arrestuan shtetasit:
- Platon Solis, 51 vjeç, banues në Leskovik, me detyrë inspektor i verifikimit në
terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)
- Ajaz Shehu, 51 vjeç, banues Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)
- Dhimiter Veshi, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren
pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)
- Arjan Daja, 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)
5. Saimir Kaziu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)
- Bajram Frangu, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Nneni 248 i Kodit Penal)
- Gentian Subashi, 38 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)
- Iliaz Fisheku, 57 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjekteve “M.Petrol” dhe “P. Impex”, (Nenet 180-181 të Kodit Penal)
.Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”, parashikuar nga Nenet 248, 180 dhe 181 të Kodit Penal.
Urdhërndalimi ekzekuta nga Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë të bëhëj ekzekutimi i urdhërave të ndalimit të tetë shtetasve për veprat penale të “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”















