Agjencia për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara (UNHCR) ka thënë se javën e kaluar, rreth 500 njerëz dyshohet se janë mbytur nga fundosja e një anijeje në Detin Mesdhe.
Tragjedia ndodhi në ujërat midis Italisë dhe Libisë ,ku 41 persona mbijetuan, 37 burra, tri gra dhe një fëmijë 3 vjeç. Refugjatët u shpëtuan nga një anije tregtare dhe janë dërguar në Kalmata të Greqisë.
Të mbijetuarit përfshijnë somalezë, etiopianë, egjiptianë dhe sudanezë. Kombet e Bashkuara kanë thënë se 180,000 emigrantë kanë bërë përpjekje të arrijnë Evropën këtë vit përmes detit. Sipas OKB-së, afro 800 jetë njerëzish janë humbur në ujëra në vitin 2016.
















