Gazeta autoritative austriake “Der Standard” shkruan se dy partitë shqiptare, BDI-ja e PDSH-ja, mund të kenë rol vendimtar në krizën politike në Maqedoni.
“Dy partitë politike shqiptare, BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila ka qenë në koalicion me partinë në pushtet, VMRO-në, si edhe PDSH-ja e Menduh Thaçit, mund të kanë rol njëmend vendimtar”, shkruan nga Shkupi korrespondentja e “Der Standard”.
“Në qoftë se këto dy parti ia kthejnë shpinën kryeministrit Gruevski e VMRO-së, dhe e përkrahin kërkersën për shtyrjen e zgjedhjeve, atëherë VMRO do të mbetej e vetme dhe, pas zgjedhjeve eventuale, nuk do të mund të krijonte koalicion. Por, tash për tash, BDI-ja e PDSH-ja e përkrahin qëndrimin e VMRO-së për zgjedhjet. Sidomos BDI-ja, vështirë se ka interes për punë efikase të Prokurorisë Speciasle, nga frika se ajo do të zbardhë veprimet kriminale në të cilat janë përfshirë anëtarët e kësaj partie, sidomos në raste korruptive”, shkruan “Standard”
“Shqiptarët në Maqedoni po i shohin gjithnjë e mqë shumë me sy kritik BDI-në dhe PDSH-në. Partia e re shqiptare, Besa, si dhe organizatat tjera shqiptare, po marrin pjesë në protesta. Por, vendimtar do të jetë se presioni që do të ushtrojnë SHBA-të ndaj shqiptarëve. Sepse, shqiptarët në Maqedoni, sikurse në Shqipëri e në Kosovë, konsiderohen aleatë të ngushtë të SHBA-ve”, shkruan korrespondentja e “Der Standard”.
“Por, e rëndësishme është gjithashtu se do ta ketë Maqedonia shansin që në të ardhmen të pranohet në NATO dhe në Bashkimin Evropian, përkundëtr vetos së deritashme të Greqisë”, shkruan gazeta.















