Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), Dragan Velkoviq, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, për të vazhduar karrerën politike në Serbi.
Velkoviq është kandidat për deputet të Kuvendit të Serbisë nga Partia e Rimëkëmbjes në Serbi, e kryeministrit Aleksandar Vuçiq.
KGJK është vënë në lëvizje menjëherë sapo është raportuar publikisht se Velkoviq është kandidat për deputet i një shteti tjetër, i cili nuk e njeh shtetin e Kosovës, madje e konsideron atë si pjesë të vetën.
Si raporton KTV, KGJK e kishte caktuar për të martën një mbledhje urgjente në të cilën do ta shkarkonte Velkoviqin, i cili ka dhënë dorëheqje sapo ka kuptuar se do të shkarkohej.
Rregullorja e punës e KGJK-së precizon se në rast të shkeljes së saj, anëtarët shkarkohen nga detyra.
Funksionet politike dhe aktivitetet partiake janë të palejueshme për anëtarët e KGJK-së.
















