Një 45-vjeçare është gjetur e vdekur në dyqanin që ishte në pronësi të familjes së saj në Shkoder.
Policia dyshoi fillimisht se Suela Sulo ka vrarë veten.
Por ekspertët mjeko-ligjorë konstatuan disa shenja dhune në trupin e saj duke ngritur dyshime që 45-vjeçarja mund të jetë vrarë.
Menjëherë pas ngjarjes mesohet se bashkëshorti i saj ka njoftuar ambulancën.
Ai u mor në pyetje për të zbardhur rrethanat dhe motivet e ngjarjes.















