• Latest
  • Trending
  • All

Dilema Britanike per Kosoven – Brenda apo jashte

16/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Histori

Dilema Britanike per Kosoven – Brenda apo jashte

16/04/2016
in Histori

Nga Ana Lalaj

Kemp shkruante: “Nuk po e ekzagjeroj kur them se për të gjithë shqiptarët që kam takuar, Kosova përbënte një shqetësim të madh. Njerëz me pikëpamje krejtësisht të ndryshme, duke filluar nga Enver Hoxha dhe Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Vasil Andoni, Halil Maçi, të gjithë pranonin rëndësinë që kishte për Shqipërinë ndreqja e problemit të Kosovës”. Të gjithë ata i kërkonin Kempit “të siguronte nga Aleatët një deklaratë, ku të mos thuhej që Kosova do t’i kthehej Shqipërisë, por të thuhej se e ardhmja e saj do të vendosej nga një plebishit i mbajtur nën mbikëqyrjen e Aleatëve”, ose si alternativë, “qeveria jugosllave në mërgim në Londër të lëshonte një deklaratë, me të cilën do të pranonte një plebishit të tillë”

Lajme teNjejta

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

12/09/2021

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

15/06/2021

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

05/01/2021

Oficerët Ndërlidhës Britanikë në Shqipëri dhe Kosova
Oficeri Britanik Ndërlidhës (British Liaison oficer – BLO)i projektuar nga Kajro për të shkuar në Kosovë, zbarkoi në Shqipëri në gusht të vitit 1943. Ai ishte majori Peter M.M. Kemp, me misionin e koduar Stepmother. Fillimisht Kempi qëndroi në çetën nacionaliste – partizane të Pezës, e në fund të vitit u largua për në Kosovë. Në Tiranë, në takime me njerëz nga krahina të ndryshme, me nivele të ndryshme kulturore dhe me përkatësi të ndryshme partiake, ai kuptoi vendin që zinte Kosova në konstruksionin mendor e shpirtëror të shqiptarëve, si dhe në historinë politike dhe ekonomike të tyre. Në një nga raportet e përgatitur për shefat e tij në Bari, Kemp shkruante: “Nuk po e ekzagjeroj kur them se për të gjithë shqiptarët që kam takuar, Kosova përbënte një shqetësim të madh. Njerëz me pikëpamje krejtësisht të ndryshme, duke filluar nga Enver Hoxha dhe Mustafa Gjinishi, Ymer Dishnica, Vasil Andoni, Halil Maçi, të gjithë pranonin rëndësinë që kishte për Shqipërinë ndreqja e problemit të Kosovës”. Të gjithë ata i kërkonin Kempit “të siguronte nga Aleatët një deklaratë, ku të mos thuhej që Kosova do t’i kthehej Shqipërisë, por të thuhej se e ardhmja e saj do të vendosej nga një plebishit i mbajtur nën mbikëqyrjen e Aleatëve”, ose si alternativë, “qeveria jugosllave në mërgim në Londër të lëshonte një deklaratë, me të cilën do të pranonte një plebishit të tillë” [PRO, WO 204/9536]. I ndodhur në këtë terren të ndjeshëm e plot trysni, më 29 shtator 1943, që nga Peza, majori Kemp i dërgoi një telegram shtabit të Kajros, të cilit i kërkonte të ndërhynte te qeveria jugosllave në emigracion me qëllim që kjo e fundit të bënte një deklaratë, ku t’i premtonte popullit të Kosovës se ai “do të lihej të zgjedhë lirisht midis qeverisë jugosllave ose qeverisë shqiptare në përputhje me Kartën e Atlantikut” [PRO. HS 5/66].
Kërkesa e Kempit iu përcoll Komitetit të Operacioneve Speciale (SOC-Special Operation Committee), komitet i përhershëm politik që vepronte pranë Forcave Ajrore për Ballkanin (Balkan Air Force – BAF), e që shqyrtonte probleme të rëndësishme politike dhe ushtarake të luftës në Ballkan. SOC e shtroi për diskutim kërkesën e Kempit në mbledhjen e 13 tetorit 1943. Por kërkesa u kundërshtua nga ministri britanik pranë qeverisë jugosllave dhe asaj bullgare në Kajro, R.C. Skrine Stevenson (më tej R.C. Skrine Stivenson), i cili ishte shprehur se: “Nuk ka gjasa që qeveria jugosllave të pranojë një kërkesë të tillë, dhe as është e përshtatshme të bëhet një kërkesë e tillë. Tashmë është e qartë se çdo kërkesë lidhur me kufijtë duhet të presë deri në Konferencën e Paqes” [PRO. ËO 201/2790]. Pas kësaj vërejtjeje SOC ra dakord që asnjë qasje nuk duhet bërë te qeveria jugosllave lidhur me të ardhmen e Kosovës.
Përgjigjja iu dërgua majorit Kemp nëpërmjet seksionit shqiptar në Bari, më 21 tetor 1943: “Me keqardhje [ju njoftojmë] se ideja për të marrë një deklaratë nga qeveria e Madhërisë së Tij dhe qeveria jugosllave [në Londër] për të ardhmen e Kosovës ose rajone të tjera të diskutueshme në kohën e tanishme janë absolutisht nul. Prandaj ju duhet të mbani qëndrimin se të tilla probleme janë jashtë kompetencave tuaja dhe se ju jeni të interesuar vetëm për çështje ushtarake. Këtë telegram përsëritjani gjeneralit Davies dhe Arthur G. “Andy” Hands”.

“Deklarata” e Titos për plebishit në Kosovë
Kur Edmund Davies u kap nga gjermanët më 8 janar 1944, këta të fundit gjetën në letrat e tij dhe telegramin e dërguar nga Kajro për oficerët ndërlidhës Kemp, Davies e Hands, ku mohohej mundësia e lëshimit të një deklarate nga ana e qeverisë britanike për një plebishit në Kosovë. Gjermanët e përdorën me shkathtësi këtë dokument duke e shpërndarë përmbajtjen e tij me anë fletushkash në Gjakovë [PRO. HS 5/79], gjë që diskreditonte politikën e Aleatëve në sytë e shqiptarëve të Kosovës.
Ndërkohë duket se me idenë e plebishitit në Kosovë po manovronte edhe Tito. Dokumentet britanike bëjnë të qartë se ideja për plebishit ishte një projekt i hedhur enkas në qarkullim nga Shtabi i Titos, që synonte të kundërbalanconte propagandën gjermane, të mbante me shpresë shqiptarët se fatet e ardhëm do të zgjidheshin prej vetë atyre, dhe ndërkohë të krijonte një mjegull te britanikët për qëndrimin e PKJ ndaj Kosovës dhe çështjes kombëtare në përgjithësi. Një informacion të mjegullt rreth një deklarate të Titos për plebishit në Kosovë jep koloneli Vladimir Velebit, përfaqësuesi i Shtabit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Jugosllave [më tej: UNÇJ] në Kajro, i cili i ka thënë majorit “Billy” Maklin se “kjo deklaratë është arritur dhe se ai do të përpiqej t’i jepte asaj një publicitet sa më të gjerë për palën jugosllave”. Por Maklin është mosbesues ndaj fjalëve të Velebitit dhe në memorandumin e tij për Londrën, më 9 janar 1944, shkruan: “Po qe se kjo do të ishte bërë, atëherë kosovarët do të ndaheshin në mënyrë efektive nga gjermanët” [PRO. FO 371/43549].
Njoftimin e parë për një deklaratë të Titos për të ardhmen e Kosovës e dha më 6 dhjetor 1943 oficeri i BLO në Kosovë, Arthur G. Hands, i cili lajmëroi Kajron se më 4 dhjetor 1943, Shtabi i Përgjithshëm Jugosllav i udhëhequr nga Tito “kishte lëshuar një komunikatë që njihte të drejtën e kosovarëve për të zgjedhur qeverinë e tyre të pasluftës”. Por ky raport nuk u verifikua nga Kajro, pasi ambasadori i Britanisë së Madhe pranë qeverisë jugosllave, Skrine Stevenson, ashtu edhe Christopher “Kit” Steel, anëtar i SOC dhe përfaqësues i qeverisë britanike në Kajro për çështjen shqiptare ishin “të shqetësuar” dhe mendonin se “duhej shmangur çdo veprim që mund të nënkuptojë se qeveria britanike ka ndonjë interes për Kosovën”. Me sa duket informacioni për deklaratën e Titos ka tërhequr vëmendjen e niveleve të larta të FO dhe të SOE, të cilët kanë përdorur kanale më të sigurta për të mësuar të vërtetën. Më 21 mars 1944, Boxshall, shefi politik i SOE për Ballkanin në FO, i shkruan Douglas Howard, shefit të Departamentit të Jugut në FO, se “Gjeneral Fitzroy Maclean, Shef i Misionit Ndërlidhës Britanik pranë shtabit të UNÇJ, e pyeti Titon lidhur me komunikatën e lëshuar nga shtabi i tij më 4 dhjetor … dhe se cili ishte qëndrimi i tij në të vërtetë”. Përgjigja e Titos ishte rrëshqitëse: “Populli i Kosovës, u shpreh ai, ka kërkuar autonomi lokale por AVNOJ [Këshilli Antifashist Nacionalçlirimtar i Jugosllavisë] ende nuk ka marrë një vendim për këtë çështje” [PRO. FO 371/43550].
Që ideja e një deklarate mashtruese për plebishit në Kosovë është prodhuar nga vetë shtabi i Titos, dëshmon edhe një telegram i gjeneralit Fitzroy Maclean, përcjellë Zyrës së SOE në Bari, më 13 prill 1944. Mbështetur në dokumentet jugosllave që i ishin servirur nga shtabi i UNÇJ, Fitzroy Maclean njoftonte për vendimet e AVNOJ-t të miratuara në Jajcë të Bosnjes, në nëntor 1943, ku ndër të tjera, informonte dhe për një pikë të veçantë me këtë përmbajtje: “E ardhmja e Kosovës do të vendoset me plebishit dhe kufijtë në qoftë se është e nevojshme, do të zhvillohen në favor të Shqipërisë”.
Kryetarit të zyrës së SOE në Bari, Philip Broad, nuk i shpëtoi kjo pasaktësi. Broad ia bëri me dije ministrit të Jashtëm, Anthony Eden, raportin e gjeneralit Fitzroy Maklean, por nënvizonte se “mbajtja e një plebishiti në rajonin e Kosovës, i cili do të vendosë për kufijtë e ardhshëm në favor të Shqipërisë nuk përmendet në Rezolutën e AVNOJ-t”. Dhe shtonte se po të bëhej kjo “padyshim do të ngjalleshin pakënaqësi të mëdha midis serbëve, të cilët kanë lidhje të forta sentimentale me atë rajon, siç kanë pasur dikur me perandorinë e tyre mesjetare”.
Të mos harrojmë se ideja e së ashtuquajturës deklaratë e Titos për plebishit në Kosovë, u vu në qarkullim kur KQ i PKJ më 28 mars 1944 me anën e një letre të firmosur nga Milovan Gjilas, kishte shpërfillur dhe goditur në pikën më esenciale Rezolutën e Këshillit Nacionalçlirimtar të Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit në Bujan, 31 dhjetor 1943- 2 janar 1944, në të cilën shprehej “aspirata shumëvjeçare e popullit të Kosovës për t’u bashkuar me Shqipërinë”, kërkohej që e ardhmja e Kosovës të vendosej “në bazë të së drejtës për vetëvendosje deri në shkëputje”, e rruga e vetme për këtë do të ishte “lufta e përbashkët me popujt e tjerë të Jugosllavisë kundër okupatorit nazist gjakësor e rrogëtarëve të tij”.

Raporte të BLO nga Kosova: Shqiptarët nuk i besojnë politikës sonë të Pasluftës
Që në ditët e para të arritjes në Kosovë, oficerët ndërlidhës britanikë Hands dhe Kemp, u ballafaquan me vështirësi të shumta. Raportet e tyre të para nga Kosova për Force 266 në Bari, shënohen në dhjetor të vitit 1943. Ata raportonin për situatën e veçantë politike në Kosovë dhe kërkonin udhëzime. Seksioni shqiptar në Bari i përcolli raportet në Kajro dhe kjo e fundit i quajti ato të “shkëlqyera”, por i udhëzonte “të ishin të kujdesshëm të mos kontaktonin me jugosllavët”. Në raportet e tij, majori Kemp informonte Barin se para luftës, në Kosovë, shqiptarët ishin trajtuar nga serbët jo si minoritet kombëtar por si minoritet fetar, duke i quajtur si “myslimanë” ose “turq”, ndërsa ata gjithnjë e kanë konsideruar veten shqiptarë dhe janë me një “sentiment të fortë nacionalist”. “Shumica e tyre, shkruan Kemp, mendojnë se çdo plebishit i mbajtur nën jugosllavët, domethënë nën supervizimin e serbëve, do të kishte vetëm një rezultat, Kosovën nën Serbi”. Sipas majorit Kemp, “shqiptarët në Kosovë ishin të tmerruar nga reprezaljet e gjermanëve, por nuk kishin besim as te partizanët e Fadil Hoxhës, të cilët bashkëpunonin me shtabin e Titos”. Kempi kishte krijuar bindjen e thellë se BLO nuk do të mundnin të kryenin asnjë aksion ushtarak në Kosovë, pa u premtuar shqiptarëve vendas një plebishit të lirë.
Bari i sugjeroi Majorit Kemp që t’i ‘shmangte me takt’ pyetjet konkrete për të ardhmen e Kosovës. “Por ishte krejt e pamundur t’i shmangie ato pyetje, -shkruan Kempi në raportet e veta, -pasi ato ishin në mënyrë konstante pyetjet e para që më bëhen mua nga çdo njeri që unë takoja në Kosovë, pavarësisht nga përkatësia partiake. Unë i bija rrotull muhabetit sa mundja, duke iu drejtuar për ndihmë Kartës së Atlantikut, por megjithëse unë e shmanga qëndrimin e Qeverisë së Madhërisë së Tij në çfarëdolloj mënyre, unë nuk mund të vazhdoja të bindja kosovarët për të kaluar në anën tonë dhe të merrnin armët për ne. Ata nuk i besonin politikës sonë të pasluftës ndaj tyre”.
Ndërsa në raportin përmbledhës të majorit Philip Leake, shef i Seksionit shqiptar në Bari, situata në Kosovë është “ekstremisht delikate”. Në raportin që i përcillej Kajros dhe seksionit jugosllav të Barit, SPM Leake parashtronte dhe disa rekomandime, si: partizanëve të Kosmetit t’u jepej ndihmë e kufizuar materiale dhe financiare, vetëm sa për të organizuar grupe të vogla për qëllime sabotazhi. Partizanët duhej të dekurajoheshin nga formimi i brigadave të mëdha, pasi ato kishin vlerë të vogël ushtarake dhe ndoshta do të përdoreshin për qëllime të brendshme. Ndërsa me nacionalistët dhe irredentistët të mbaheshin kontakte vetëm për qëllime zbulimi e për propagandë subversive. Atyre nuk duhej t’u jepej asnjë mbështetje materiale me përjashtim të pagesave për agjentët dhe kontaktet individuale. Nacionalistët nuk do të thirren për të ndërmarrë asnjë veprimtari kundër gjermanëve deri në tërheqjen finale [PRO. HS 5/79]. Është interesante se në një raport tjetër, majori Leake parashikon “trazira serioze ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë pas largimit të gjermanëve”. Prandaj ai rekomandonte që koloneli Hands “të evakuohet menjëherë nga rajoni i tij nëpërmjet territorit të kontrolluar nga partizanët jugosllavë, sapo gjermanët të tërhiqen nga Kosova” [PRO. HS 5/68]. Më 30 janar 1944, Zyra Strategjike e Kajros u dërgon kolonelit Hands dhe majorit Kemp këtë mesazh: “Mbani në mendje se ne nuk jemi të interesuar për operacionet jashtë kufijve të vjetër të Shqipërisë”.
Nga dokumentet duket qartë se nuk mund të kërkohej një qëndrim britanik për Kosovën, jashtë politikës britanike me Jugosllavinë, ku Tito do të ishte aleati i vetëm. Në këtë kuadër kemi dy pamje:

 

• Njëra pamje është vështrimi i BLO në terren, të cilët kishin marrë porosi të mbështesnin grupet e rezistencës. Dhe në fakt, propozimet politike nga terreni ishin në funksion të kësaj detyre.

 

• Pamja e dytë janë vendimet politike të qeverisë britanike.
Oficerët ndërlidhës britanikë që vepronin në Kosovë apo edhe në Shqipëri nuk ishin në brendësi të strategjisë politike të qeverisë së tyre. Në të vërtetë, oficerët ndërlidhës në Shqipëri, e sidomos në Kosovë, e prekën konkretisht realitetin e hidhur etnik dhe e përcollën atë me besnikëri në qendër. Madje dhanë dhe alternativat e tyre në favor të një deklarate për një plebishit të lirë në Kosovë pas lufte. Por politikat nuk i bënin ata, politikat i bënte qeveria, madje edhe ajo në korrelacion me faktorë të tjerë ndërkombëtarë.
Kosova brenda apo jashtë shtetit shqiptar ka qenë dilemë, që diplomacia britanike dhe evropiane e ka mbajtur në sirtarët e saj. Lufta e Dytë Botërore ishte një çast i mundshëm për zgjidhje, në të mirë të të gjithë shqiptarëve. Por, interesat e ndryshëm të vendimmarrësve të mëdhenj, si dhe dobësitë e statusit të vetë shtetit shqiptar, gjatë dhe në fund të Luftës, e penguan zgjidhjen e aspiratës kombëtare dhe legjitime për vetëvendosje. “Vezët” e Versajës u mbuluan nga “hiri” i Jaltës dhe më 1999, Kosova ishte e fundit që u largua nga Federata e shpërbërë, megjithëse historikisht ka qenë e para dhe disa herë radhazi e vetme, që ka artikuluar vendosmërisht të drejtën e saj për shkëputje.
*Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë

Tags: edi rama
Previous Post

Horoskopi për ditën e sotme, e dielë 17 prill 2016

Next Post

Pandeli Sotiri fati tragjik i drejtorit te Mesonjtores

Related Posts

Si iu dorëzua Princ Vidit kurora shqiptare – Nga Ilir Ikonomi

by TheAlbanian.co.uk
12/09/2021
0

Dërgata shqiptare me Esat pashën u prit nga Princ Vidi në kështjellën e tij të familjes në Nojvid të Gjermanisë...

GAZETA BRAZILIANE (1968) / JETA E VËSHTIRË E MBRETËRVE DHE PRINCËRVE : RASTI I LEKA ZOGUT

by TheAlbanian.co.uk
15/06/2021
0

“Qiraja (taksa) civile” (të cilën kombi duhet të paguajë për të mbështetur mbretërit e tij dhe oborret përkatëse) është ajo...

Përgjithmonë mirënjohje për Kongresistin Eliot Engel

by TheAlbanian.co.uk
05/01/2021
0

Frank Shkreli Kongresisti dhe miku i madh i shqiptarëve, njëri prej mbështetevse më të dalluar në Kongresin amerikan të të...

Konferenca e Bujanit dhe rezoluta ideologjike për vetvendosje e bashkim me Shqipërinë – Nga Jusuf Buxhovi

by TheAlbanian.co.uk
03/01/2021
0

Përkujtesë historike Konferenca e Bujanit, e mbajtur nga 31 Dhjetor 1943 deri më 2 Janar 1944, paraqet një ngjarje të...

Next Post

Pandeli Sotiri fati tragjik i drejtorit te Mesonjtores

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.