• Latest
  • Trending
  • All

Clark: Beteja e UÇK-së në Pashtrik ishte hapja e terrenit për NATO-n…që të pushtonte Jugosllavinë nga toka

16/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 8 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Clark: Beteja e UÇK-së në Pashtrik ishte hapja e terrenit për NATO-n…që të pushtonte Jugosllavinë nga toka

16/04/2016
in Lajme

Bekim Salihu

Askush nuk mund të flasë me mirë dhe me saktë për 78 ditët e luftës së NATO-së ndaj ish Jugosllavisë së mbetur në vitin 1999 se sa gjenerali amerikan Wesley Clark i cili ka udhëhequr të gjitha operacionet në terren. Wesley Clark në librin e tij “Modern War” (Lufta moderne) zbardh detajet e përgatitjes se kësaj aleance për të hyrë me forca tokësore ndaj Serbisë së Millosheviqit. Clark tregon se marrja e pikës strategjike në kodrat e Pashtrikut nga UÇK-ja i hapte rrugë NATO-së për të nisur me lehtë dhe me shpejtë operacionin tokësor ndaj Serbisë.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në fillim të muajin maj të 1999, NATO mori të dhëna të konfirmuara dhe të besuara se forcat e UÇK kishin hapur një korridor strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në fshatin Koshare.
“Luftimet në Koshare ishin të ashpra dhe të gjata, serbët detyroheshin shpesh të dilnin në terren të hapur dhe kështu bëheshin cak i lehtë për goditje nga avionët e NATO-së” tregon Clark. “Pak ditë me vonë morëm informata se UÇK-ja kishte trajnuar dhe nisur për Kosovë nga Shqipëria katër batalione me rreth 2 mijë ushtarë. UÇK-ja iu vërsul maleve të Pashtrikut (janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmicë) një terren jashtëzakonisht i egër dhe një maje e kodrës jashtëzakonisht strategjike për ta pasur nën kontroll gjatë luftës”.
“Kjo duhet shfrytëzuar nga NATO u thashë vartëseve te mi’’ shprehet Gjenerali Amerikan Wesley Clark, ndërsa zbardh detaje se ky terren do të shfrytëzohej si “pikë strategjike” nga NATO në planifikimin e saj për invadim tokësor të Jugosllavisë.
Strukturat komanduese dhe monitoruese të NATO-së arritën të kuptojnë se luftimet në Pashtrik nuk po shkojnë në favor të UÇK-së, ngase serbët kishin një përparësi absolute në makineri dhe artileri. “Thirra Ric Shinsekin zëvendësshef i Armatës Amerikane i thash qëndroni 24 orë mbi qellin e Pashtrikut, evidentoni dhe shkatërroni makinerinë serbe, UÇK-ja është vërsulur dhe ajo duhet ndihmuar. Shinsekin me informoi se UÇK-ja ishte nën zjarr të ashpër nga serbët, por ka arritur deri tani t’i ruaj pozicionet fillestare” tregon Wesley Clark.
Sipas tij ushtria shqiptare e informonte NATO për te gjitha zhvillimet në terren, madje ofronte edhe skica nga terreni dhe kjo paraqiste një ndihme të madhe për NATO-n.
Në gjysmën e dytë të majit kisha takim me shefat e mbrojtjes të vendeve të NATO-s në Berlin, opsioni i ndërhyrjes tokësore sa vinte dhe u merrte me seriozisht, ndonëse kishe edhe hezitime dhe skepticizëm. Ju tregova atyre që UÇK ka marr pozicione strategjike në Pashtrik dhe kërkova që këto pozicione duhet ruajtur dhe duhet mundësuar UÇK-së avancimin përpara. “Nëse serbët rikthehen në maje të Pashtrikut, atëherë atë zonë ndoshta do të duhet ta marrim me gjakun e ushtareve tanë” shpjegon Clark bisedën e bërë me shefat e NATO-së në Berlin.
Nga aty u autorizuar përdorimi i avionëve B-52 për t’i sulmuar dhe neutralizuar forcat serbe përreth Pashtrikut të cilat gjithnjë e me shumë tregonin agresivitetin e tyre ndaj pozicioneve të UÇK-së. Avionët BE-52 ishin në gjendje të lëshonin qindra bomba të vogla, por me fuqi të jashtëzakonshme si dhe bartnin raketa të peshës një tona. Avionët B-52 kanë patrulluar dhe sulmuar përreth pashtrakut dhjetëra herë gjatë periudhës nga 26 maji deri me 2 qershor’’ tregon gjenerali Clark.
Me 28 maj stafi me barti linjën e komunikimit me shefin e shtabit të bashkuar të armatës Dennis Reimer dhe ishte i shkurtet në interesimin e tij. “Wes me thuaj pse nuk përdorni në rajonin e Pashtrikut raketa me rreze të gjata veprimi, i thash që për përdorimin e këtyre raketave na duhet personal i specializuar amerikan dhe aktualisht nuk gjendet ndonjë nga ta në bazat e NATO-së prej nga ndërmerren veprimet. Duhet nisur stafi dhe duhet nisur raketat m’u përgjigj Reimer, krahas kësaj duhet nisur përgatitjet për operacionin tokësor të NATO-së duke e shfrytëzuar terrenin e hapur të Pashtrikut” tregon Wesley Clark.
Krahas nisjes se përgatitjeve për invadim tokësor, diplomacia filloi t’i tregoi efekt. Beteja në Pashtriku vazhdoi deri në përfundimin e luftës, respektivisht deri në nënshkrimin e marrëveshjes se Kumanovës mes NATO-së dhe Ushtrisë Jugosllave me 9 qershor që parashihte tërheqjen pa kushte të policisë, ushtrisë dhe paramilitareve serbe. UÇK-ja arriti në Pashtrik jo vetëm t’i ruaj pozicionet, por edhe t’i avanconte ato.
Ndryshe në Pashtrik ka vepruar Brigada 128 komanduar nga komandant Ruzhdi Saramati i njohur si “Lidhja Shqiptare” e cila operoi me Njësinë Speciale Diverzanto vëzhguese e 4 batalione luftarake, dhe 1 bateri të artilerisë. Më 24 Maj të vitit 1999, Brigada nga Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së mori urdhrin për sulm në hapësirën kufitare të Gorozhupit e Pashtrikut. Komanda e brigadës me në krye komandandin Ruzhdi Saramatin hartoi planin strategjiko luftarak si vijë frontale ishte caku: Drini i Bardhë – Gryka e Lumës – Gorozhup – Maja e Pashtrikut – Kurora – Shpella e pëllumbave – Qafa e Prushit. Detyra kryesore ishte: Kapja e vijës përgjatë Drinit të Bardhë – Ura e Nashecit – Ura e Fshejtë, ndërsa në planin e detyrave të largëta ishte bashkëngjitja me formacionet luftarake të UÇK-së në pikat: Kleçkë – Nishor – Zatriq. Kurse në Qafë Prush brigada 128 lidhej me brigadën 138 të Zonës Operative të Dukagjinit.

Formacioni i brigadës 128 “Pashtriku” ishte si më poshtë, Batalioni i II-të i komanduar nga oficeri i Ushtrisë Shqiptare të fshatit Bicaj të Kukësit Adem Shehu, në drejtimin nga Drini i Bardhë, Grykë Lumë deri në Gorozhup. Nga Gorozhupi ishte i vendosur shtabi i brigadës dhe Bataljoni i I- vazhdonte në vijën frontale Gorozhup, Rrasa e Kuqe, i komanduar nga Komanda e Brigadës, respektivisht nga komandanti i Brigadës Ruzhdi Saramati. Nga Rrasa e Kuqe, Maja e Pashtrikut, shtrihej batalioni i III-të, i komanduar nga komandanti Xhelal Limani. Në vijën frontale nga Maja e Pashtrikut, Lugu i Zi; Qafë Mullar; Kurorë; Shpella e pëllumbave, shtrihej batalioni i IV-ërt i komanduar nga Abdurrahman Nazifi. Në krahun e majtë të batalionit të IV-ër, operonte në mbështetje të Brigadës 128 Batalioni “Atlantiku”.
Ndonëse zyrtarisht asnjëherë kjo nuk është pranuar, të gjitha indikacionet flasin se plani “Shigjeta” për ta marr rajonin e Pashtrikut nga ana e UÇK-së ndonëse i miratuar nga ana e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, ishte i hartuar nga ana e eksperteve ushtarak të shtetit shqiptarë të cilët madje kishin stërvitur ushtaret për t’iu përgjigjur planit dhe teknikave që dilnin prej atij plani.

Tags: edi rama
Previous Post

Eksodi1999 – Nishani dekoron qytetin e Kukësit me “Nderi i Kombit”

Next Post

Adidas, rekord shitjesh falë Rita Orës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Adidas, rekord shitjesh falë Rita Orës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.