• Latest
  • Trending
  • All

Shqiptaro-amerikanët i përgjigjen masivisht ftesës së ish-Presidentit Bill Clinton

16/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 8 September, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Shqiptaro-amerikanët i përgjigjen masivisht ftesës së ish-Presidentit Bill Clinton

16/04/2016
in Lajme

Engel: Me Hillary Clinton, Presidente, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë, mikeshën më të madhe

Nga Beqir Sina

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

BRONX New York: Ish-presidenti Bill Clinton, bëri fushatë për gruan e tij, kandidaten demokrate për presidente, Hillari Klinton, në Sallën Smith të Kolegjit të Malit Shën Vinsent -“College of Mount Saint Vincent” në zonën Riverdale të Bronx, New York.

Thirrjes për pjesëmarrje në këtë takim iu përgjigjen rreth 1000 vetë, shumica e tyre, shqiptarë, nga të gjitha viset shqiptare.

Takimi elektoral i fushatës, për zgjedhjet paraprake në Partinë Demokrate, në New York, kishte si folës kryesor ish-Presidentin Bill Clinton,. Këtë tubim e përshëndetën në filim edhe miku i dëshmuar i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, Presidenti i Bronxit, Ruben Diaz Jr dhe asambleisti i shtetit, të Nju Jorkut, Mark Gjonaj.

Në këtë tubim elektoral, ishin të pranishme edhe shumë figura të njohura të komunitetit shqiptarët, veprimtarë të dalluar të komunitetit shqiptar në SHBA.

Para prezantimit të ish-presidentit Clinton, kongresisti nga Westchester County, Elliot Engel.

“Unë e mbështes me shumë entuziazëm. E njoh zonjën Clinton, shumë mirë. Ajo, ka qenë gjatë këtyre viteve senatorja jonë e New York-ut, dhe ka bërë një punë të mrekullueshme. Unë jam i bindur se punën e mrekullueshme, që ka bërë për shtetin e New York-ut, ajo do të dijë ta bëjë për gjithë Amerikën. Prandaj, tha ai edhe po e mbështes atë. Zgjedhja e saj si presidente do të jetë një moment historik, për Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

“Me Hillary Clinton-in, si presidente, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë mikeshën më të madhe të tyre”, tha Engel.

“Hillary Clinton i njeh personalisht shumë individë, veprimtarë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Ajo i njeh më së miri që të gjitha çështjet e politikës së jashtme, që kanë të bëjnë me shqiptarët. Unë jam dëshmitar për këtë, sepse kam diskutuar personalisht me të, shpesh lidhur me shqiptarët. Hillary Clinton, gjithmon ka biseduar për tema që u interesojnë shqiptarëve edhe me një numër veprimtarësh të këtij komuniteti”, tha kongresisti.

Më tej, ai u tha shqiptarëve të mos harrojmë se ishte presidenti Bill Clinton ishte ai që shpëtoi shqiptarët nga masakrat e regjimit diktatorial serb të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999, duke udhëhequr fushatën bombarduese të NATO-s. Hillary Clinton, tha ai ishte përkrah tij, kur merrte ai ato vendime të rëndësishme dhe është shumë e ndërgjegjshme për arsyet dhe rëndësinë e atyre bombardimeve.

“Hillary më ka thënë personalisht, se ka ndërmend të vazhdojë veprën e bashkëshortit për Kosovën, kur të bëhet presidente e Amerikës. Ajo, është mbështetëse e vendosur e pavarësisë së Kosovës, e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni, e në Malin e Zi. Hillary, është nxitëse e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha Engel

Në fund të fjalës së tij, duke u bërë thirrje shqiptarëve të votojnë të martën për Hillary Clinton, në New York, miku i dëshmuar i shqiptarëve, kongresisti Eliot Engel, argumentojë se përse :”Prandaj, unë nuk mund të imagjinoj një mik më të mirë për komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë se sa Hillary Clinton-in, tha Engel, duke shtuar se kuptohet, unë e mbështes kandidaturën e saj jo vetëm për këtë po edhe se ajo do të jetë Presidentja më e mirë për të gjithë amerikanët, por në veçanti edhe për shqiptaro-amerikanët”.

Ish-presidenti Bill Clinton, kishte zgjedhur Kolegjin e Malit Shën Vincenti, për këtë tubim zgjedhor, në një përpjekje për të tërhequr votuesit më të rinj të cilë kanë nuar nga Bernie Sanders.

Në sondazhe, Hillary Clinton, në fakt mbetet shumë më përpara në sondazhe por debati i zjarrtë i një nate më parë me senatorin Sanders, tregoi se ajo është ende në vështërsi dhe i duhen pa tjetër sa më shumë nga 75 delegatët e shtetit të New Yorkut.

Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, tha se ishte i nderuar, që po shikonte një mbështetje kaq të madhe të shqiptarëve, në këtë fushatë dhe faleminderoi ngrohtësisht asambleistin e shtetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, për organizimin e këtij tubimi.

Duke kujtuar arritjet që prej përfundimit të luftës në Kosovë, ish-presidenti amerikan kujtoi rrugën e vështirë që kaloi Kosova për të arritur nga liria tek pavarësia e saj.

Ai rikujtoi vizitat, që me bashkëshorten e tij, Hillari Clinton, bënë në kampet e refugjatëve ku ishih zhvendosur shqiptarët e Kosovës, në Maqedoni.

“Kurrë nuk do t’i harroj fytyrat e njerëzve dhe rrëfimet e tyre”, tha ai.

Ai lavdëroi pastaj shqiptarët si simbol në botë të bashkëjetes fetare. “Zoti i bekoftë shqiptarët, të gjithë shqiptarët” duke i falenderuar që po e mbështesnin fushatën e Hillary Clinton, për Presidente të SHBA-së.

“Dua t’ju siguroj se Hillary presidente, dhe i gjithë populli amerikan, është me ju dhe do të jenë në të ardhmen tuaj me shqiptarët”, tha Clinton.

Ish- Presidenti i SHBA, Bill Clinton, mbetet një hero në sytë e shqiptarëve për rolin e tij në ndalimin e katastrofës humanitare që kërcënonte Kosovën.

Më tej, Bill Clinton i atribuoi gruas së tij arritjet për të drejtat e njeriut dhe përparimin në shoqërinë amerikane të pakicave të afrikano-amerikanëve dhe latinëve, votat e të cilëve kanë qenë vendimtare për fitoret e saj të deritanishme.

“Në 45 vjet të saj, ajo ka qenë e angazhuar në politikë dhe është përpjekur për të ndihmuar njerëzit, që të jetojnë ëndrrat e tyre dhe të zgjedhin problemet e tyre, të të gjithë popullit. Unë kam punuar me të dhe u them me plotë gojën se ajo është më e mira, është një udhëheqse që kërkon ndryshimin dhe është krijuese. Dhe, ka shumë dallime në mes atyre që vetëm dinë të flasin për ndryshim dhe atyre që janë duke e bërë ndryshimin”, tha ai.

Clinton foli edhe se ku Hillary qëndron në lidhje me borxhet studentore, rregulloreve kufizuese që shmangin abuzimet në Wall Street etj.

Votimet paraparake për të dyja partitë në New York, do të mbahen më 19 Prill.

12973043_1106375562760696_1169336768104487762_o13047917_1106375489427370_3350573110761251879_o12973529_1106375382760714_8322974747421444841_o13047739_1106375269427392_8467703303526474919_o12970872_1106375216094064_6237313957465761361_o
12970876_1106373589427560_6393895369908821315_o

13048084_1106376519427267_2133815909536592518_o
12472334_1106386232759629_6952350698907899781_n

12983303_1106376229427296_1910771317196694478_o

13002566_1106375786094007_7718040574876598659_o

Tags: edi rama
Previous Post

Horoskopi për ditën e sotme, e shtunë 16 prill 2016

Next Post

Eksodi1999 – Nishani dekoron qytetin e Kukësit me “Nderi i Kombit”

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Eksodi1999 – Nishani dekoron qytetin e Kukësit me “Nderi i Kombit”

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.