Në Konferencën e sesionit të 13 të Samitit Islamik të mbajtur në Stamboll, Mbreti i Jordanit, Shkëlqesia e tij Mbreti Abdullah, përmes kryeministrit të vendit të tij, ka folur në favor të Kosovës.
Ai ka kërkuar nga vendet tjera islamike që ta njohin Kosovën si shtet të pavarur, transmeton Koha.net.
“Jordani ka qenë vendi i parë që e ka njohur Kosovën dhe kërkon urgjentisht që të vazhdojë kjo nga anëtarët e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik”, ka shtuar Abdullah.
Mbret i Jordanisë ka qenë në vizitë në Kosovë, më 17 nëntor të vitit të kaluar.














