Instituti pёr Hulumtime tё Krimeve tё Luftёs nё Kosovё, nё bashkёpunim me Ambasadёn e Republikёs sё Kosovёs nё Tiranё, ka organizuar ekspozitёn “Terrori dhe gjenocidi i Serbisë në Kosovë”.
Në hollin e Muzeut Historik Kombëtar janë ekspozuar më se 200 fotografi që flasin për terrorin e gjenocidin serbe në Kosovës, tё grumbulluara nga autorja Fetnete Ramosaj.
Në emër të Institutit për Hulumtimin e Krimeve të Luftës në Kosovë ka folur Prof. Dr. Ismet Salihu, i cili ka thënë se këto fotografi tregojnë vetëm një segment tëterrorit e gjenocidit tëpushtetit serb ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare dhe ka kërkuar që shteti të veprojë sipas ligjeve dhe konventave ndërkombëtare, për të ndriçuar këto akte dhe për të dënuar ideatorët, nxitësit dhe autorët.
Autorja Ramosaj ka shpjeguar se në këtë ekspozitë janë të pasqyruara vetëm një pjesë e krimeve të luftës që janë kryer mbi shqiptarët. Ajo ka veçuar masakrën ndaj familjes Jashari nё Prekaz, maskarën në Burgun e Dubravës e disa masakra të tjera.
Ekspozita do tё jetë e hapur deri mё 17 prill.

















