Dy avionë rusë fluturuan shumë pranë një luftanije amerikane. Ngjarja është regjistruar në ujërat ndërkombëtare në Detin Baltik, ku dy avionët luftarakë “Sukhoi SU-24” u afruan shumë pranë luftanijes.
Kjo ngjarje është përsëritur dy ditë rresht, të hënën dhe të martën dhe sipas zyrtarëve amerikanë ky është një prej akteve më agresivë të kohëve të fundit.
Madje ata e kanë cilësuar si një provokim. “Provokuese. Mund të kishte shkaktuar një aksident”, thanë zyrtarët. Sipas zyrtarëve amerikanë, avionët nuk mbanin armatime dhe kjo dukej në krahët e tyre. Po ashtu, një helikopter rus i tipit, KA-27 Helix, disa herë ka qarkulluar rreth anijes dhe ka bërë foto.















