• Latest
  • Trending
  • All

Konferenca e Tiranës më 1956 Hrushovi- Enverit: Jeni katastrofë me 900 milionë rubla borxh

14/04/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

Konferenca e Tiranës më 1956 Hrushovi- Enverit: Jeni katastrofë me 900 milionë rubla borxh

14/04/2016
in Lajme

Nikita Hrushovi dhe Enver Hoxha

Janë ca pika kyçe në historinë e një vendi, për të cilat mendohet se dihet shumë, por në të vërtetë, ka ende shumë për të zbuluar. Një nga këto ngjarje është edhe Konferenca PPSH-së e Tiranës, e vitit 1956. Historiania Ana Lalaj, i rikthehet edhe një herë këtij momenti, parë nën dritën e një dokumentacioni të plotësuar nga arkiva shqiptare dhe të huaja, si dhe e çliruar nga çdo lloj paragjykimi.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Pranvera e rrejshme e ’56-ës”, është një nga veprat më të fundit të historianes, e cila e rikthen këtë ngjarje në vëmendje të lexuesit, 60 vjet më pas. Si ndodhi, kush mori pjesë, cilët ishin ata eksponentë të PPSH-së, që guxuan të ngrinin zërin, cilat ishin pasojat. Analiza e historianes bëhet edhe më e prekshme, përmes dokumenteve. Dy prej tyre hedhin dritë mbi gjendjen e vështirë në të cilën ndodhej Shqipëria asokohe.

Nga njëra anë është kriza e brendshme në Partinë e Punës së Shqipërisë. Enver Hoxha i raporton ambasadorit të Bashkimit Sovjetik në Tiranë, Krillovit mbi Konferencën e Tiranës, pyetjet e “demagogëve” dhe çështjen e dënimit të Koçi Xoxes, si dhe marrëdhëniet me Jugosllavinë. Ndërsa një tjetër tregon krizën financiare që po përjetonte Shqipëria


Në një mbledhje, ku të pranishëm ishin Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Liri Belishova, etj., u zbulua se në vitin 1956 Shqipëria i kishte BS-së 900 milion rubla dhe se kjo shumë do të arrinte në një miliard e gjashtëqind mijë rubla. Enver Hoxha shpresonte ta bindte Hrushovin që t’ia falte Shqipërisë gjysmën e borxhet. Ndërsa Hrushovi nga ana e vet ishte shprehur se Shqipëria ishte katastrofë.

NIKITA HRUSHOV: SHQIPËRIA ËSHTË NË KATASTROFË

Materiali i mëposhtëm tregon se më 1956 kreditë që vendet e Bllokut Komunist i jepnin Shqipërisë ishin kthyer në barrë për ekonominë e vendit, për shkak të aftësive të ulëta paguese. Forumet udhëheqëse të partisë pranojnë gjendjen e vështirë ekonomike, ndërsa për Nikita Hrushovin kjo gjendje është katastrofë.

Pjesë nga diskutimet në mbledhjen e Byrosë Politike, lidhur me informacionin që do t’u paraqitej vendeve pjesëmarrëse në Këshillin Ekonomik, për koordinimin e planit pesëvjeçar.

Tiranë, më 18 qershor 1956

Shoku Spiro Koleka: Këtu kam paraqitur një informacion mbi punimet e Këshillit Ekonomik për planin pesëvjeçar 1956-1960 dhe, për të përballuar vështirësitë tona, propozojmë:

1. Që Shqipërisë të mos i merret asnjë interes, domethënë që për ne të bëhet përjashtim.

2. Deri në vitin 1970, për këto kredi që kemi marrë deri më tani dhe për ato që do të marrim, të shkarkohemi nga pagesa e detyrimeve dhe në këtë mënyrë ne mund të marrim angazhim se në pesëvjeçarin e tretë dhe të katërt të mos kërkojmë kredi. Unë mendoj se nuk është e drejtë që ne, nga njëra anë, të kërkojmë kredi dhe, nga ana tjetër, të paguajmë interesa.

Unë them se ne jemi në kushte të veçanta, krahasuar me vendet e tjera pjesëmarrëse në Këshillin Ekonomik.

Shoku Mehmet Shehu: Unë bisedova me Krillovin për çështjen e borxheve tona dhe ai më tha se Qeveria Sovjetike i shtyu ato për në vitin 1980, kurse për sa i përket 2 përqindëshit, më tha se ajo është normë për të gjithë. Atëherë unë i thashë se Kina na i jep me 1% dhe ai tjetri me 0.5%. Ai më tha se këtë nuk e dinte.

…Halli ynë duhet biseduar, sepse ne na duhet të paguajmë borxhet, duke filluar nga viti 1958. Kjo është një çështje parimore: nga njëra anë shtyjmë ratat dhe nga ana tjetër marrim kredi.

Shoku Enver Hoxha: Jo, kjo nuk është e drejtë.

Shoku Mehmet Shehu: Unë jam i mendimit që interesi për ne të jetë 1% dhe gjysma e borxheve të na falen.

Shoku Spiro Koleka: Unë them se ata do të thonë të paguhen borxhet.

Shoku Enver Hoxha: Mirë, po ata duhet të dinë se unë ia heq popullit nga goja.

Shoku Mehmet Shehu: Për konditat tona specifike nuk është turp të na falen gjysma e borxheve.

Shoku Spiro Koleka: Unë them që Shqipëria brenda kampit tonë të mos konsiderohet e njëllojtë me vendet e tjera.

Shoqja Liri Belishova: Është e qartë se gjendja jonë është shumë e vështirë, prandaj është mirë që ne ta shfrytëzojmë këtë rast, meqë do të mblidhen shokët atje.

Shoku Enver Hoxha: Situata jonë është shumë e vështirë, por ata nuk do të na hedhin neve lakun në fyt. Tani është rast i mirë për t’i shkruar këto çështje.

Shoku Rrapo Dervishi: Si ndodh kjo punë që ne jemi në gjendje të vështirë?

Shoku Enver Hoxha: Kjo pyetje që bëni ju është e drejtë, mbasi nuk jeni në dijeni të çështjeve, prandaj shoku Spiro t’i vërë në dijeni shokët në lidhje me mbledhjen e janarit dhe atë të Moskës.

Shoku Spiro Koleka: (Tregon mbi mbledhjen e Këshillit Ekonomik që u bë në janar 1956 dhe për mbledhjen e Moskës, ku merrnin pjesë edhe sekretarët e parë të partive komuniste e punëtore të vendeve anëtare të Këshillit Ekonomik.)

Shoqja Liri Belishova: Unë them se gjendja jonë është e vështirë, prandaj meqenëse është kjo mbledhje, ne mund ta shfrytëzojmë këtë rast. Po si ta shfrytëzojmë? Është mirë që më parë të bëhet një bisedim paraprak me shokun Hrushov, duke i treguar që ne kemi këto variante dhe mbase ju mund të keni variante të tjera që mund të ngrihen në atë mbledhje. Unë mendoj të ngremë vetëm çështjen e planit pesëvjeçar. Ata u bënë favore Koresë, Kinës, Jugosllavisë, prandaj edhe neve mund të na bëjnë.

Shoku Rrapo Dervishi: Unë prapë nuk e kuptoj, përse ne jemi në gjendje të vështirë?

Shoku Mehmet Shehu: Ne jemi në gjendje të vështirë, sepse kemi 900 milionë rubla borxhe dhe deri sa të lahen këto, bëhen një miliard e gjashtëqind mijë rubla. Në vitin 1965, ratat bëhen 120 milionë rubla. Kështu do të jemi në një situatë shumë të vështirë, sepse po të mos na japin kredi, atëherë gjithë eksportin duhet ta japim vetëm për borxhin dhe kështu mbaroi ekonomia popullore. Kjo vështirësi nuk duket tani, por do të fillojë të ndihet në vitin 1958, atëherë kur mbaron afati i pagesave. Këtë çështje e ngriti shoku Enver në mbledhjen që u bë në Moskë, aq sa shoku Hrushov tha se Shqipëria është në katastrofë, prandaj duhet ndihmuar.

Shoku Enver Hoxha: Unë mund të kërkoj të flas me shokun Hrushov.

Shoku Rrapo Dervishi: Tani çështja u konkretizua. Unë jam dakord ashtu siç tha shoku Enver. Ne nuk mund të themi një gjë të tillë në një mbledhje ku janë kaq shtete, kurse shokut Hrushov mund t’i thuhet hapur se ne kemi këto mendime dhe këto vështirësi.

Shoku Enver Hoxha: Atëherë, jemi dakord të veprojmë kështu?

(Të gjithë shokët janë dakord.) 

Tags: edi rama
Previous Post

Konflikt me armë në Tiranë, parandalohet vrasja

Next Post

Fshatrat Arvanite! Po Grekët?! Ku janë Grekët?!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Fshatrat Arvanite! Po Grekët?! Ku janë Grekët?!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.