Para Parlamentit të vendit situata po bëhet akoma më dramatike pasi policia po përleshet me protestuesit të cilët po tregojnë revoltën e tyre ndaj vendimit të fundit të presidentit Ivanov, njofton Zhurnal.
Përleshja ka filluar pasi një grup protestuesish nga Parlamenti ishin nisur për tek selia e VMRO-së.
Sipas informacioneve, para Parlamentit po mblidhen gjithnjë e më shumë qytetarë derisa policia po përballet me protestuesit përfshirë këtu gra e pleq që po qëndrojnë para godinës.
Flitet se me gurrë është lënduar edhe një fotoreporter derisa nuk ka informacione nëse ka të lënduar protestues.















