Policia e Tiranës identifikon autorët e videos së publikuar në media, të cilët shfaqen duke kryer veprime të dhunshme dhe jo të hijshme ndaj një të riu.
Më datë 12.04.2016, filloi procedimi penal në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” “Fyerje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, në ngarkim të shtetasve R. N., 34 vjeç, në Tiranë dhe D. N., 19 vjeç, banues në Tiranë
Pas publikimit në median online “Jetaoshqef” video, ku shfaqeshin pamjet e dhunimit dhe urinimit në kokë ndaj një të riu, policia e Tiranës nisi punën për identifikimin e autorëve dhe vënien para përgjegjësisë.
Nga ana e specialistëve të policisë u bë i mundur identifikimi i personit të dëmtuar me iniciale A.Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.
Personat e sipërpërmendur e kanë marrë me mjetin e tyre 20-vjeçarin dhe i kanë urinuar në kokë, e më pas e kanë goditur dhe veprimet i kanë filmuar. Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.















